‘​Përfundimisht është bërë shumë usta’

0
579
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Serbian President Aleksandar Vucic (unseen) and North Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (unseen) after their meeting to discuss easing of customs barriers between their countries in Novi Sad, Serbia, on October 10, 2019. (Photo by OLIVER BUNIC / AFP) (Photo by OLIVER BUNIC/AFP via Getty Images)

Nga Klodian Tomorri 

Doli para mediave dhe foli për krizën e rëndë. Shpalosi planin me tre pika, ku 2 nga pikat ishin s’do ketë kufizime dhe nuk do ketë rritje të çmimit për familjet dhe biznesin e vogël. Dmth dy nga pikat e planit ishin që nuk do bëjmë asgjë.

Mediat i peshkoi. Të gjithë u lëshuan me titujt lehtësues; kryeministri jep lajmin e mirë, nuk ka rritje çmimi energjie për familjet dhe biznesin e vogel etj etj. Fitore e madhe me një fjalë.

Askush nuk bën pyetjen më të thjeshtë dhe llogjike të mundshme; mirë për familjet dhe biznesin e vogel s’do rritet, por me biznesin e mesëm dhe të madh çfarë do ndodhë?

Së dyti, çfarë nënkuptohet me biznes i vogël se këtu është bërë një lëmsh i madh me kategorizimin e biznesit që nuk merret vesh më. Dmth ku do të fillojë kërbaçi?

Tani ajo që nuk kuptova unë, është kjo:

Do rrisë çmimin direkt për të gjitha bizneset me xhiro mbi 10 milionë lekë në vit.

Do rrisë çmimin direkt për biznesit me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit?

Do e rrisë vetëm për ata që janë të lidhur në tensionin e mesëm?

Apo do i nxjerrë jashtë nga furnizimi i rregulluar për të bërë rritje të fshehte, që kur të kthehen tek furnizuesi fundor, dmth OSHEE, t’u kercasë 300 lekëshi për kilovat ballit?

Nga 1 janari, një nga këto katër skenaret sipër është ngjarje e sigurtë me probabilitet 1. Më pas pyetjet vazhdojnë:

Kur t’u rritet këtyre bizneseve çfarë do ndodhë?

Do ia percjellin konsumatorit në çmimet e produkteve apo shërbimeve që ofrojnë?

Apo do dalin nga tregu për shkak se do mbyten nga konkurrenca e bizneseve të vendeve të tjera fqinje, të cilat e kanë koston e energjisë shumë më të ulët.

Nejse. Mediat i peshkoi. Kjo ka rëndësi. Për ca ditë titujt do jenë kështu; Rama jep lajmin e mirë, nuk ka rritje çmimesh.

Ndërkohë ju të biznesit të mesëm dhe të madh kapni garuzhdet të hënën dhe tek sheshi se e hëngrët shkopin.

Ah se harrova. Edhe një pyetje të fundit. Meqë kemi një javë në krizë energjie, ministren e energjisë e di njeri ku është? Se të gjithë po flasin për krizën e energjisë, përveç ministres që e ka detyrim ligjor menaxhimin e këtij sektori. Ajo di gjë për këtë planin apo jo se ajo do e zbatojë këtë’. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here