1 vit banorët në çadra/ Rama kërkon mandatin e tretë për rindërtimin,sulmon opozitën

0
138


Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës, ku ka folur në lidhje për procesin e rindërtimit të banesave që u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se PS e do mandatin e tretë në 2021 për të përfunduar procesin e rindërtimit, pasi sipas tij, këtë gjë nuk mund ta bëjë opozita në nëse vjen në pushtet.
” Nuk ka nevojë që të mundosh veten me si mund të jenë këta të tjerët nëse vijnë në pushtet, mjafton të kujtohesh se janë po ata. Me 1000% nuk ka asnjë shans që kush do të marrë shtëpinë e re në zonat rurale apo apartamentin e ri gjatë vitet që vjen në zonat urbane të mund të marrë atë që i takon në kohë dhe me cilësi nëse kjo punë ndërpritet këtu dhe nëse atyre u jepet mundësia që të arrin stafetën. Një numër shumë më i vogël se ato të prekurit nga tërmeti dhe një shumë më e vogël se ajo që është vënë në administrim për tërmetin, një përmbytje jo e vogël në Shkodër që la mijëra familje në një situatë të vështirë dhe ata u angazhuan se do jepnin dëmshpërblimin dhe një histori pa fund që u mbyll me dëmshpërblimet që u dhamë ne. Nëse ne nuk do të kishin marrë detyrën ato nuk do i kishin marrë kurrë paratë, ashtu si kundër nëse ne do të kishim marrë detyrën invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do i kishin marrë në kohën kur shteti ua kishte borxh”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here