104 kg hashash nga Shqipëria në Greqi, trafikantët përdorin fëmijën 4-vjeçar

0
365

Një rast trafiku droge është goditur nga policia greke në Janinë, teksa trafikantët kishin përdorur edhe fëmijë për të shmangur dyshimet. Por, agjentët grekë kishin siguruar informacione për transportin e drogës që do të kryhej nga Shqipëria drejt Greqisë. Konkretisht, në afërsi të fshatit Kallpaq, u ndalua një makinë ku udhëtonin dy gra me kombësi greke20 dhe 33 vjeç së bashku me fëmijën 4-vjeçar të kësaj të fundit. Brenda kësaj makine policia zbuloi 104 kg kanabis sativa. Një makinë e dytë shoqëronte automjetin me të cilën transportohej lënda narkotike. Në mjetin e dytë u arrestuan tre persona, një burrë dhe një grua shqiptare si dhe një shtetas grek. Përveç sasisë së drogës, u sekuestrua edhe një pistoletë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here