LUFTETARI pothuajse ne EUROPE

Luftëtari dhe Partizani u ndeshen në ditën e sotme për javën e 33-të të Superiores. Të dyja ekipet luftuan për një vend në Europë, prandaj vlera e kësaj sfide kishte rëndësi të dyfishtë.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të Partizanit, ku respektivisht Asani dhe Gojkovic shenuan ne minutat 26 dhe 30. Duhet theksuar qe me ekipin mik ishin ”ortak” edhe gjyqtaret e ndeshjes. Goditje denimi dhe kartona ”pa kufij”, ndaj gjirokastriteve,  ishin ”trendy” i pjeses se pare. Fillimi i pjeses se dyte foli pothuaj vetem per vendasit, ku  ne minuten e 52 Abazaj ka ngushtuar diferencat, teksa i ndihmuar edhe nga devijimi i Belicës, ka shënuar nga një pozicion thuajse i pamundur në krahun e djathtë nje super gol. Me pas ne te 71′ Luftëtari ka barazuar pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë, teksa Rapo ka arritur të shënojë i gjetur në brendësi të zonës. Me kete rezultat gjirokastritet qendrojne ne vendin e 3 te renditjes me 52 pike, duke ”betonizuar” pothuajse nje vend per ne Europe. Me pas vijne Partizani dhe Laci me nga 47 pike secila. Javen e ardhshme gjirokastritet do te udhetojne per ne Kukes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment