1,15 mld euro, reagon Nishani: Qeveria rrezikon t’i zhdukë në xhepat e hajdutëve këto para. Opozita dhe media të bëjnë “sytë katër

Bujar Nishani thotë se pas dhënies së 1,15 miliard eurove për rindërtimin ekziston rreziku i korrupsionit dhe vjedhjes së këtyre parave të shqiptarëve të dëmtuar.
Në një shënim në facebook Nishani shprehet se qeveria shqiptare rrezikon t’i zhdukë në xhepat e hajdutëve këto para në vend të ndërtimit të shtëpive të reja për çdo familje të dëmtuar.
“Miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë i ofruan shqiptarëve të dëmtuar nga tërmeti mbi 1 (një) miliard euro.
Tashmë kjo shumë është e mjaftueshme që çdo familje e dëmtuar të ketë një shtëpi të re dhe orenditë brenda saj.
Me këtë shumë parash, çdo pallat, shtëpi, dyqan e objekt tjetër i dëmtuar duhet shembur në tokë e ngritur i ri mbi rrënojat e të vjetërit.
Shqiptarët e dëmtuar duhet të marrin tashmë ndihmën e madhe që miqtë ju dhanë për zëvendësimin e dëmeve që pësuan.
Por, njëkohësisht rreziku i korrupsionit dhe vjedhjes së këtyre parave të shqiptarëve të dëmtuar është shumë i lartë.
Qeveria shqiptare si njëra prej 3 qeverive më të korruptuara të botës (bashkë me ato të Laosit dhe Sierra Leones), rrezikon ti zhdukë në xhepat e hajdutëve këto para në vend të ndërtimit të shtëpive të reja e paisjeve për çdo familje të dëmtuar.
Ndaj është detyrë dhe përgjegjësi e madhe e opozitës, medias, shoqërisë në tërësi të monitorojë çdo ditë kalimin e parave të dhëna tek shqiptarët e dëmtuar dhe jo në xhepat e qeveritarëve të korruptuar .”- shkruan Nishani.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment