12 të infektuar me COVID-19, Shtëpia e Fëmijës në Vlorë futet në karantinë

0
141

Punonjësit dhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë janë karantinuar, duke mos lejuar hyrjet dhe daljet nga institucioni.
Mësohet se stafi do të qëndrojë i izoluar për një periudhë dyjavore brenda ambienteve të shtëpisë.
Mbyllja e institucionit është bërë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor për shkak të rasteve të konfirmuara Covid-19.
Ditën e djeshme janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 4 fëmijë. Ndërsa në total numri i të infektuarve në këtë institucion ka shkuar në 12 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here