15 mjekë në Fier hyjnë në karantinë, 61-vjeçarja fshehu udhëtimin

0
144

15 mjekë dhe infermierë në spitalin e Fierit kanë hyrë në karantinë, pasi testi i një pacienteje 61-vjeçare rezultoi pozitiv për koronavirus.
Mësohet se gruaja që ishte kthyer në datë 6 mars nga Italia, nëpërmjet portit të Durrësit, nuk e kishte raportuar këtë detaj dhe është paraqitur në spitalin e Fierit me temperaturë, 5 ditë pas kthimit. Më pas ajo është rikthyer të nesërmen në spital, pasi kishte shfaqur probleme respiratorre, por sërish pa raportuar udhëtimin.
Pas verifikimit të sistemit TIMS, ku ka rezultuar udhëtare, 61-vjeçares I është marrë analiza dhe është hospitalizuar në një dhomë të veçantë në repartin e pathologjisë.
Pas daljes së përgjigjes, rezultati i së cilës ishte pozitivë, dhe duke parë gjendjen shëndetësore të gruas, kjo e fundit është nisur në Tiranë, ndërsa mjekë, infermier dhe staf ndihmës janë vendosur në karantinë.
61 vjeçarja është rasti i pestë i shënuar në Fier, ndërsa më parë kanë rezultuar pozitiv një 66 vjecar nga Patosi dhe tre anëtarët e një familje në Dërmënas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here