15 tetori/ Ish-Kryeministri Sali Berisha mbush sot 75 vjeç

0
187

Ish-Kryeministri Sali Berisha mbush sot 75 vjeç. Me anë të një statusi në Fb, ish-kryeministri ndan falenderime e mirënjohje për të gjithë për mbështetjen e dhënë .

“Miq, sot 75 vjeç! E para që buron nga shpirti im këtë ditë është mirënjohja e pakufishme ndaj familjarëve të mi të dashur, miqve të ngushtë, shqiptarë dhe të huaj, bashkëpunëtorëve të çmuar, për dashurinë, sakrificat, miqësinë dhe ndihmesën e tyre tejet të vyer, që kanë dëshmuar ndaj meje në çdo kohë dhe çdo stinë dhe kanë bërë të mundur këto 75 vite, të jetoj në realitetin e ëndrrave të mia më të guximshme. Ndjehem pafundësisht i lumtur, i privilegjuar dhe i bekuar nga Zoti që pata dashurinë, miqësinë, mbështetjen e tyre! Së fundi miq, këtë dekadë unë kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë të udhëtoj në vjeshtën e jetës time. Falënderoj Zotin që me fuqinë dhe vullnetin e tij e ka bërë këtë vjeshtë të bukur, si një pranverë të dytë për mua! “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here