152 raste të reja me Covid-19, 2 në Gjirokastër

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga Covid-19 në vend 3 persona, ndërsa janë konfirmuar 152 raste të reja.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki; 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë.
Personat që humbën jetën në 24 orët e fundit janë; një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment