171 punonjës policie janë proceduar penalisht gjatë vitit të kaluar në të gjithë vendin

0
166

171 punonjës policie janë proceduar penalisht gjatë vitit të kaluar në të gjithë vendin për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Referuar të dhënave të siguruara nga raporti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme, rezulton se 104 prej tyre janë oficerë të nivelit zbatues, si efektivë të rendit, patrullave të përgjithshme, apo specialistë zone.

66 punonjës të tjerë janë të nivelit të parë drejtues, kryesisht drejtorë dhe shefa  komisariatesh dhe një tjetër i nivelit të mesëm.

Nga 171 punonjësit e policisë të proceduar në total, 45 prej tyre janë arrestuar dhe janë hetuar me masë sigurie arrest në burg. Hetimet ndaj tyre janë kryer kryesisht nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Ky institucion, në bashkëpunim me SHÇBA-në kanë regjistruar 101 procedime gjithsej gjatë vitit 2020 për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Numri më i lartë i oficerëve të proceduar dhe arrestuar kanë qenë në Tiranë, Vlorë, Elbasan e Durrës. Më pak në qytetet e tjera.

Një pjesë e tyre janë akuzuar se nuk kanë monitoruar siç duhet zonat e mbjella me kanabis, ndërsa të tjerë për shkelje të ndryshme, mes të cilave edhe prerja e paligjshme e pyjeve dhe ndërtimet pa leje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here