18 shtatori , 76 vjet nga çlirimi i qytetit të Gjirokastrës

0
258

Është kremtuar sot 76-vjetori i çlirimit tё qytetit tё Gjirokastrёs, me anë të një ceremonie modeste ku të pranishëm kanë qenë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryetarja e Kёshillit tё qarkut Gjirokastёr Lindita Rova, kryebashkiaku Flamur Golemi , prefekti Astrit Aliaj si dhe drejtues të institucioneve shtetërore në nivel vendor.
Në fjalën përshëndetëse krerët e pushtetit vendor kanë shprehur mirënjohjen dhe përuljen përpara heroizmit, sakrificave të dëshmorëve e heronjve që derdhën gjakun, jo vetëm për çlirimin e qytetit të Gjirokastrës, por edhe për çlirimin e Shqipërisë.
Më tej, aktiviteti përkujtimor vijoi në varrezat e dëshmorëve, ku u vendosën kurora me lule dhe u mbajtën homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here