19 milion lekë gjoba për maskat në 24 orë, policia mbush arkën e shtetit

Policia e Shtetit ka vazhduar edhe sot aksionin për vendosjen gjobave për të gjithë qytetarët të cilët kapen në kundravajtje pa maskë në ambientet e jashtme. Sipas Policisë, në 24 orët e fundit janë vendosur 644 gjoba, me një vlerë prej 19 milion lekë.

Mosvendosja e maskave mbrojtëse nga qytetarët, ka çuar në ndëshkimin e 644 prej tyre, me masën 3.000 lekë secili, gjatë 24 orëve të fundit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment