20-vjeçari shqiptar kapet në shtëpi bari në Britaninë e Madhe

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet e Britanisë së Madhe, pasi është kapur në një shtëpi ku ishte kultivuar lëndë narkotike e llojit kanabis. Në pranga është vërë shtetasi Bekim Zyberaj, i cili kishte hyrë ilegalisht në Angli nga Shqipëria.Mediat britanike shkruajnë se ishin fqinjët e Zyberaj ata të cilët kanë denoncuar në polici pasi era e kanabisit i shqetësonte. Pas aksionit policia i gjeti shqiptarit 139 bimë kanabisi. Për këtë vepër penale, i riu shqiptar u dënua me 8 muaj burg. Ndërkohë atij do i duhet të punojë edhe 100 orë punë të papaguar për komunitetin në Britaninë e Madhe.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment