20 vjeçarja vdiq pak orë pas lindjes, kunati shpërthen kundër spitalit, nje thirrje edhe për Manastirliun

0
173

Kunati i 20 vjeçares Klea Muxhaj ka shpërthyer sot publikisht ndaj mjekëve të spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër, kreut të këtij institucioni Sokol Feruni duke i akuzuar për vdekjen e së resë. Vajza vdiq pak orë pasi lindi djalin e saj të parë, atëherë kur çdo gjë dukej se po shkonte mirë, shëndeti i 20 vjeçares u përkeqësua duke u futur sërish në operacion. Operacion i cili do i merrte asaj jetën . Familjarët kërkojnë drejtësi , thirrja e kunatit të 20 vjeçares shkon për drejtorin e spitalit , i cili sipas Muxhaj e di të vërtetën dhe përpiqet ta mbuloj për të mbrojtur stafin e tij. Gjithashtu Muxhaj i bën thirrje ministres Ogerta Manastirliu të vij në Gjirokastër , të zbardhet e vërteta ku një nënë e re vetëm 20 vjeç nuk arriti të shijonte mëmësin pasi iu pre jeta në mes nga gabimi dhe neglizhenca e një stafi mjekësor.

Statusi si mëposhtë:

Sokol ta lexova shkrimin aq te bukur qe ta kishin nisur me sms se besoj vete nuk do shkruaje dot aq mire.
Se nje drejtor spitali i cili nuk ka mbaruar per mjekesi nuk flet me ato terma.
He se ne Gjirokaster te gjithe drejtorite kane per drejtora njerez jashte profili, por le te flasim nje here tjeter.
Mjafton te jesh sponsor fushate e partia ta gjen vendin, here tjeter do flasim perseri.
Sokol mbaj fjalen, behu burre e mos ndrysho fjale si grua, po pastaj andej nga je ti e te falet.
A ishe ti Sokol qe ne prezencen e babit tim e te disa te tjereve pranove se faji qe i infermieres dhe mjekimi gabuar, madje doktori i binte kokes me grushta i mbyllur ne zyren e tij, keshtu ke thene zotni.
Sokol kujtohu cfare thua se nje vajze e re qe do behej mama per here te pare vdiq, nuk mund te jetonte gezimin e saj me te madh.
Vdiq nga puntoret e tu qe do ti mbrosh, vdiq nga mos menaxhimi situates, keshtu eshte kur nuk je mjeke e behesh drejtor.
Nje grua bene cdo gje per femijen e saj dhe kunata ime ishte heroin luftoi me sistemin e kalbur te mjekesis ne vendin tone dhe spitali qe drejton ti.
Sokol e ti ke femij dhe ajo infermieria e turnit e gezuan jeten, gezuan edhe femijet.
Po Kledjona jo nuk gezoi e per fajin tuaj dhe mjekeve qe ti ke.
Sokol dil dhe prano te verteten jo statuset qe te nisin te tjeret nese ke ndopak zemer.
Dil dhe thuaj ku ishte infermieria kur ajo kishte kriza dhe lengonte ne shtrat apo duke perdore FB-ne.
Dil thuaj kur ajo kerkoi ndihem pse nuk ishte infermieria, dil se keto vete ato grate e tjera ne pavion na i thane.
Dil Kole dil trego po ai carcafi, jasteku, shtrati me gjak per cfare ishte apo do kete qene boje.
Se e kane pare shume veta qe ndihmuan infermieret e ata nuk i lejuan te bejin foto.
Trego se si trompoza nga mos mjekimet e duhura i sollen vdekjen, por nuk mere vesh ti se duhet nje mjeke per ti kuptuar.
E sheh Kole je kot ne krye te atij spitali te rrofte partia, se ndergjegjien e ke te zeze nga mallkimet e asaj vajze qe iku aq e re.
Dil Kole mos u fshehe pas ekranit te celit, trego fajtoret mos u beje bashkpuntor i nje krimi kaq te madh.
Dil ose nxire ate infermieren se dhe disa leke i mori me xhep me deshiren tone, se e dime qe ne shendetesin tone ketu veperon leku neper xhepa e dine te gjithe kete, nxiri ne reagimit tat edhe keto.
He Kole thuaj te vertet jo mashtrime, dhe shihe kujdesu per ate bebin e vogel qe mbeti vetem, se tashme ai eshte filizi qe mbeti jetim per fajin tuaj, ju i vrate maman atij per here te dyte e trete.
Se kemi frike nga pakujdesia tuaj dhe siguroni jeten e pacienteve mos i leni ne duart e infermiereve te pa afta, apo jeni mesuar me keto gjera nuk u bene cudi.
Kerko llogari ke ata cobanet apo te pashkollet qe ke ati ne pune, e gjeje njerez te afte qe te mos marin njerzit ne qafe e ti vdesin.
Mesohuni Kole ti e mjeket e tu qe te beni mjekimet e duhura.
Mos merni njerzit ne qaf Kole se shpirti tuaj nje dite do vuaj me shume se i te tjereve dhe te gjithe do gezojen.”

Ogerta do te te drejtohem ne emer se nuk mundem te te them zonje se ato nuk jane si ti.
Ogerta mjekesia qe ti reklamon po i vret njerezit po le femije jetima, u heqe mundesin vajzave te reja te jene nena.
Ti Ogerta je nene ke nje vajze e cila do behet nje dite nene.
Po Klea valle do e shohi dot djalin e saj nga qielli? Mu pergjigj Ogerta?
Ati ne qiell ajo eshte per fajin e mjekeve te tu, mjekeve te pashkolle, infermiereve te pa diture.
Ogerta sistemi shendetesor qe ti drejton eshte i kalbur, i felliqur, e di pse se vriten njerzit dhe fajtoret nuk gjenden.
Nje 20 vjecare vdiq ne maternitet lindi gjene e saj me te cmuar, u kujdes per 9 muaj per ate femije brenda saj e ne fund kur do e shihte do e gezonte do i degjonte zene ajo vdiq.
Vdiq per fajin e mjekeve te pashkolle, infermiereve qe vendos partia, te dali dikush e te mari pergjegjesi.
Valle ajo kunata ime e degjoi dot zerin e femijes se saj, a e degjoi a mundi dot qe zeri i engjellit qe ajo solli ne jete ta mposhte efektin e narkozes.
Me jep nje pergjigje Ogerta jo pergjigje 3D dua pergjigje si njeri si nene fol Ogerta fol.
Cfare ti theme nipit, une, babi, apo gjyshrit kur ai te kerkoje nene?
Ti tregojem se si mjeket e tu e vrane, e lane te lengonte ati ne shtrate, kur ajo bertiste dhe po mbytej ne gjake, ku ishte infermieria apo duke perdor telefonin ose duke fletur gjume.
Ti tregoj se ajo lindi me operacion, e po merte veten me gezim se ne mengjes do bashkohej me djalin e saj, por nje infermiere e pa pergjegjshme harroi te bente detyren per te cilen ishte caktuar.
Mjeku ose infermieria le te denohen kete gje duam, fajtori mos t’ia hedhi pa u lagur.
Ogerta djali nuk e njohu dot nene e tij nuk i ndjeu dot as aromen, nuk ia pa dot syrin, fytyren, buzeqeshjen, nenes se tij qe aq shume e priti.
Djali do shohi thjeshte nje cop mermeri, e ati vendosur nje foto ati do njohi nene e tij qe e lindi.
E di Ogerta jan fjale zemre keto te mbushura plot dhimbje, mbushur plot hidhrim.
Prandaj Ogerta eja ne Gjirokaster eja dhe gjeje fajtoret e vertet, mu pergjigj Ogerta po ke pak dhembshuri si nene.
E pres pergjigjen tende.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here