Komisioneri i BE, Hahn: Procesi i zgjerimit të BE nuk do të ndalet

Komisioneri i BE -së për Zgjerimin, Johannes Hahn tha në Vienë të premten se rezultati i referendumit britanik “nuk duhet dhe nuk do të ndalojë procesin e zgjerimit të BE, shkruan B92, transmeton Syri.net.

“BE-ja është ende e angazhuar për zgjerimin, nuk ka dyshim për këtë. Ne jemi duke vazhduar punën që kemi filluar e cila deri tani nuk është e plotë,” tha Hahn në një konferencë për administratën publike si bazë e integrimit europian.

“Shumë është arritur në Ballkan në dy vitet e fundit dhe nuk do të lodhemi apo dëshpërohemi pas referendumit të së enjtes në Britaninë e madhe, – tha Komisioneri për Zgjerimin. Ne kemi qënë dhe jemi të vetëdijshëm se procesi i zgjerimit është diçka që kërkon kohë dhe për këtë arsye unë preferoj të flas më mirë për një proces sesa për negociata, – tha ai./Syri.net.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353