Rama nënshkroi sot nga Parlamenti kontratë të re me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përsëri duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama në lidhje me avionin e vogël që u rrëzua sot në Ishëm të Durrësit.

3

Sipas kryedemokratit, Kryeministri duke folur sot në Parlament, ka nënshkruar një kontratë të re me bandat kriminale, pasi nuk ka asnjë fjalë për avionin e rrëzuar, që dyshohet se ishte i përfshirë në trafik droge.

“Edi Rama e respektoi sot kodin e heshtjes me Kartelin e Drogës, duke mos thënë asnjë fjalë për blerjen e votës edhe pse i madh e i vogël kanë parë me zë e me figurë, se si mbinë në gjithë Dibrën kioskat ku një vote për kandidatin e tij blihej me lekë e me euro.

Karteli i tij i drogës bleu mijëra vota në vendin anëtar të NATO-s. Kandidat për anëtarësim në BE, por Rama nuk tha asnjë fjalë të vetme. Duke ruajtur kodin e heshtjes, ai nënshkroi sot nga podiumi i Parlamentit një kontratë të re me krimin, pasi punë të tjera i presin, zgjedhjet po vijnë.
Sado te forcohet karteli i drogës, sado të blejnë votat, të ndërtojnë pista avionësh. Ate e pret një fund fatal, sepse nuk e mundin dot një shoqëri të tërë, nuk e inkriminojnë dot një komb.

Edi Rama ka zgjedhur të ketë fundin e kartelit të drogës, dhe atë fund do të ketë kur populli ta vërë para.
Ajo ditë po vjen me shpejtësi, dhe atij nuk do ti bëjnë më punë as opingat e krimit e as avionët e drogës. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”, deklaron kryetari i PD Lulzim Basha.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ