PD Gjirokastër, tryezë me fondacionin gjerman “Konrad Adenauer”.

Me ftesë të degës lokale të PD Gjirokastër, Fondacioni gjerman “Konrad Adenauer”, ka qenë i pranishëm për të diskutuar në një tryezë, për sfidat dhe problematikat e qeverisjes vendore.

Ka qenë një iniciativë e kreut të PD së Gjirokastrës Roland Bejko, për të diskutuar rreth kësaj problematike e cila ka qenë në vëmendje të shqetësimeve të vazhdueshme nga PD e Gjirokastrës. Tryeza e sotme, është ndërmarrë në bashkëpunim edhe me Institutin për Studime Politike drejtuar nga politologu Afrim Krasniqi, eksperti Fatlum Nurja nga USAID, Besnik Aliaj ekspert nga Universiteti POLIS, me qëllim, trajtimin e problemeve të qeverisjes lokale. Drejtori i zyrës për Shqipërinë i fondacionit “Konrad Adenauer” Walter Glos, u shpreh se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm po me shumë probleme që mbarten prej vitesh. Një nga problemet aktuale sipas tij është ndarja e re territoriale e cila ende nuk është shumë e qartë nga bashkitë. Dencetralizmi është një proces i nevojshëm që ka edhe shumë probleme për qeverisjen lokale pasi jane të paqartë. Problematika institucionale të krijuara nga ndarja e re territoriale, ato të planifikimit dhe të zhvillimit urban në Gjirokastër, problematika e taksave dhe të menaxhimit ekonomik, si dhe mungesa e kordinimit midis institucioneve të qeverisjes në Gjirokastër, kanë qenë temat që u trajtuan gjatë kësaj tryeze nga ekspertë të fushës. Sipas kreut të PD së Gjirokastrës Roland Bejko, aktiviteti i sotëm, nuk do jetë i vecuar, por ndërmerret në kuadrin e zgjidhjes së të gjitha mendimeve, debateve dhe ideve për hartimin e përfundimtar të programit elektoral të PD nga njëra anë dhe nga ana tjetër, përfaqësuesi gjerman që ndodhet sot, do krijojë një raport i cili do t’i paraqitet Ambasadës Gjermane dhe qeverisë së saj si dhe Brukselit, për cështjet e demokracisë lokale në Shqipëri. Fondacioni Konrad Adenauer është një fondacion politik i cili qëndron pranë Unionit Kristian-Demokrat të Gjermanisë. Në këtë takim, kanë referuar edhe ekspertët Besnik Aliaj, Afrim Krasniqi, Fatlum Nurja e Roland Bejko.

 

Roland Bejko-Kryetar i PD Gjirokastër.

Ky është një takim që zhvillohet nga Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin gjerman “Konrad Adenauer”dhe Institutin për Studime Politike me drejtues Afrim Krasniqin ka dhe mbështetjen e USAID. Partia Demokratike, ka filluar një bashkëbisedim me të zgjedhurit vendorë në Qarkun e Gjirokastrës dhe krerëve të njësive vendore. Aktiviteti i sotëm, nuk do jetë i vecuar, por ndërmerret në kuadrin e zgjidhjes së të gjitha mendimeve, debateve dhe ideve për hartimin e përfundimtar të programit elektoral të PD nga njëra anë dhe nga ana tjetër, përfaqësuesi gjerman që ndodhet sot, do krijojë një raport i cili do t’i paraqitet Ambasadës Gjermane dhe qeverisë së saj si dhe Brukselit, për cështjet e demokracisë lokale në Shqipëri. Idetë dhe debatet për funksionimin e qeverisjes lokale në terren, janë ato që shqetësojnë qytetarët e Gjirokastrës dhe të Shqipërisë. Ka moskoordinim mes pushtetit vendor dhe atij qëndror, ka njëanshmëri të pushtetit qëndror në transferimin e fondeve drejt pushtetit vendor në dëm të të zgjedhurve nga PD, ka mungesë transparence në vendimarrje nga këshillat bashkiakë në rastin konkret të Gjirokastrës ku mediat janë të kapura nga deputetët e zonës dhe qytetarët janë të painformuar në atë cfarë po ndodh në bashkitë e tyre. Ne po përballemi me një arbitraritet dhe dhunë nga pushteti jo vetëm ne si të zgjedhur në Këshillin e Bashkisë por edhe qytetarët. Kështu që dëmi që i është bërë demokracisë shqiptare dhe shtetit ligjor, është i gjithanshëm dhe perspektiva është e zymtë duke operuar me të tilla forma penguese dhe autoritariste të pushtetit. Ne duhet t’a shpërbëjmë këtë dhe është misioni i PD si e para forcë opozitare politike e ’90 e cila doli kundër rregjimit komunist, që të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër qytetarëve duke u dhënë idetë tona, pastaj qytetarët le të bëjnë punën e tyre

00228-00_00_31_25-still013

 

00228-00_00_42_00-still014

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ