JUGUnews.net një dritare e re për informim dhe transparencë

JUGUnews.net
 
…që nga sot nuk është më një ide, por një realitet. Lindi si nevojë e pasjes së hapësirave mediatike për një komunikim të drejtëpërdrejtë dhe pa censure me publikun edhe pse duhet thënë, me një buxhet modest.
 
JUGUnews është një portal informativ për ngjarje, aktivitete, analiza kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Në këtë portal do të ketë edhe informacione nga vendi dhe bota.
 
Një vend te rëndesishëm do të zërë transparenca në vendimarrjet e pushtetit lokal në bashkitë Gjirokastër, Libohovë, Dropull, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Sarandë dhe Delvinë.
 
Ky portal do te jetë një dritare e hapur informative, por dhe një mundësi për tu shprehur për të gjithë intelektualët në vend e në diasporë që kanë nevojë për një hapesirë mediatike që duan ti adresohen vecanërisht publikut jugor, por dhe më tej.
 
Qytetari, nuk do të jetë thejsht një lexues pasiv, por edhe një kontribues në portal me shënimet e tij, denoncimet e cdo rasti korrupsioni, shkeljeve të ligjit dhe abuzimit me pronën dhe pushtetin.
 
Opozitarë të fortë ndaj gjithçkaje që cënon demokracinë dhe liritë . Bashkëpunues ndaj gjithçkaje dhe gjithkujt që prodhon zhvillim.
 
Po e themi qe në krye te herës se nëpërmjet këtij portali do të përçohen idetë liberale të ekonomisë së tregut.
 
Ju ftoj të gjithëve ta lexoni, ta shpërndani dhe të na shkruani.
 
Ju ftoj të na dërgoni foto dhe video për gjithcka që gjykoni se i intreson shoqerisë dhe përbën lajm per opinionin publik.
 
Dhe, sic thuhet në të tilla raste; Na shkoftë mbarë !
 
[Ps. Kontributi juaj i parë? Lexojeni dhe shpërndajeni miq të dashur 😉 ]
SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ