Nxënësit e Valaresë, sërish në rrugë

3

 

00228-00_00_41_03-still014

Mëngjesi i ditës së sotme (e martë), i gjeti sërish në rrugë, 80 fëmijët dhe prindërit e tyre në fshatin Valare të Gjirokastrës në kërkim të garantimit të transportit drejt shkollës. Nxënësit të shoqëruar nga prindërit kanë kërkuar furgon. Bashkia e Gjirokastrës hoqi transportin e tyre për këtë vit të ri shkollor pa dhënë asnjë arsye prindërve. Mirëpo prindërit dhe fëmijët, ditë më parë, janë takuar me kryebashkiaken Rami, ku ajo i ka përcjellë duke i’a kaluar këtë përgjegjësi, vendimit të Ministrisë së Arsimit ku nuk lejon transportin e nxënësve, në distanca të shkurtëra. Madje sic u tha, u nënshkrua edhe një peticion drejtuar ministrisë së linjës për të marrë në konsideratë këtë kërkesë. Një pjesë e mirë e prindërve tremben të shprehen, pasi kanë frikë se shoqërohen në Policinë e Gjirokastrës. Ndërkohë sot është dita e dhjetë e mësimit, nxënësit e Valaresë, e kanë bërë “pushim”…..sërish.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ