INTERVISTE ME NJE VANGJEL

3

 

Akilea Garo, është një emër i njohur në publicistikë dhe artin skenik në Gjirokastër dhe në zonën e Dropullit. Ka mbaruar për regji në Universitetin e Arteve në Tiranë. Ka qenë anëtar i Bordit Drejtues i RTSH në fund të viteve ’90-2000. Karakteristikë e tij është humori me finesë cka shpeshherë e shfaq përmes fabulave dhe skicave satirike që kanë një vetëm një personazh, Vangjelin. Sot krijimi i fundit publikohet edhe për jugunews ndërkohë që Garo ka tashmë dritaren e tij të publikimit të krijimtarisë satirike me personazhin e njohur-Vangjelin.

Gazetari: Përse u vendos që godina e re e Bashkisë së Dropullit të ngrihet në Jorgucat?

Vangjeli: Po se ashtu e menduam ne.

Gazetari: Nuk e ndjeni të nevojshme që për një çeshtje madhore si kjo duhet të pyesnit edhe popullin, banorët e zonës?

Vangjeli: Jo, besoj se nuk ka nevojë.

Gazetari: Po si kështu?

Vangjeli: Sepse dhe Italianët, nuk pyetën as popullin, as banorët e zonës kur ngriten Bordellon në Jorgucat. Bile jo një, po dy syresh…

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ