Drejtoresha e LSI, abuzime 80 milionë lek

3

  12314176_10208405598927029_6164110856515485161_oediola-brahaj-drejtore-e-spitalit-tepelene

Drejtoresha e Spitalit të Tepelenës Ediola Brahaj, akuzohet prej ish vartësit të saj Avni Bega për shpërdorim detyre dhe të fondeve spitalore. Për jugunews Bega ka pohuar me vërtetësi të plotë dhe me shkresa, se Brahaj ka shpenzuar shuma marramëndëse për hesap të saj në një kohë kur buxheti i caktuar nga Ministria e Shëndetësisë për Spitalin e Tepelenës, është dhe ka qenë i paktë. Në këndvështrimin e ish zv drejtorit të Spitalit të Tepelenës Bega, abuzimet financiare të Brahaj, nuk kanë të mbaruar pasi për periudhën 12 mujore të vitit 2014, i kanë kaluar shpenzimet e akorduara të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tij, autoambulanca e spitalit të Tepelenës rezulton në udhëtim për në Tiranë me pacientë për të 5 ditët e javës përgjatë gjithë vitit 2014 ndërkohë që janë vërtetuar mungesat e kartelave të pacientëve që udhëtojnë për në Spitalin e Tiranës. Sipas rregullores, autoambulanca lëviz për në kryeqytet vetëm për ndonjë rast shumë specifik pasi në cdo rast, autoambulanca me pacientë lëviz drejt Gjirokastrës dhe mandej nëse pacienti ka nevojë për një ndërhyrje më të specializuar, dërgohet për në kryeqytet për kurim. Në të gjitha rastet, abuzimi është kryer me 60 litra karburant për cdo udhëtim drejt Tiranës si dhe dietat për vetë drejtuesen e spitalit, shoferin e autoambulancës apo dhe infermierin shoqërues. Gjithcka për Begajn rezultojnë fiktive dhe të pavërteta sepse nuk figurojnë në rregjistrin e shërbimit pasi përgjegjës për këtë është vetë zoti Bega në kohën kur ka qenë zv drejtor i Spitalit. Pikërisht për denoncimet e kryera dhe abuzimet me detyrën, Avni Bega e pagoi me vendin e punës duke u hequr me vendim të titullares Ediola Brahaj. Sipas Begës, ai e ka denoncuar këtë aferë korruptive në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe nuk ndalet për këtë mega-aferë korruptive pavarësisht presioneve, kërcënimeve të shpeshta të njerëzve të drejtoreshës së spitalit, do t’i shkojë deri në fund. Eidola Brahaj, është kryetare e LSI për Tepelenën dhe ka qenë në listën e kandidatëve për deputet nga LSI në zgjedhjet e 2013 dhe pritet të jetë sërish në këtë listë edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ