Lapidari komunist, hedh në erë 900 mijë euro

tabela-memaliaj-c1200x600

Kompania sipërmarrëse e cila ka marrë përsipër zbatimin e projektit të qendrës së qytetit të Memaliajt, po përgatitet që të ndērpresë punimet dhe rjedhimisht braktisjen përfundimisht të kësaj vepre me vlerën e afro 900 mijë eurove. Shkak është bërë presioni i lartë i qytetarëve të Memaliajt, për zhvendosjen e lapidarit që përkujton clirimin e zonës nga nazistët gjermanë, në Luftën e Dytë Botërore. Shumica e qytetarëve, disa herë janë tubuar në qendër të Memaliajt, për të hequr lapidarian nga qendra e qytetit duke mos qenë pjesë e projektit të ri ku zona qëndrore shndërrohet në pedonale. Nostalgjikët e Enver Hoxhës dhe veteranëve apo familje të dëshmorëve, kanë kërkuar që lapidari mos të zhvendoset, ndërkohë që të tjerë, të kundërtën me argumentin se Memaliaj, nuk ka egzistuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo zyrtarisht lapidari, nuk mund të zhvendoset dhe kjo u vendos pas një dëgjesë publike pa prezencën e publikut që organizoi Bashkia e Memaliajt në muajin korrik. Vetë qytetarët kur kanë mësuar këtë fakt, u vetëorganizuan dhe kërkuan me ngulm heqjen e lapidarit. Të gjendur përballë këtij fakti dhe kur punimet kanë startuar, firma në fjalë, është shumë afër braktisjes së projektit.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ