Gota gjysëm bosh e Luizës!

3

 

Njesoj si në historitë e Botës së Cudirave ku Liza e vockel rritej e zvogëlohej falë kerpudhës magjike, Luiza e Bashkisë Libohovë, në intervistën e dhënë para ca ditësh për BIRN u zvogëlua edhe më pasi ka përtypur e ripërtypur gënjeshtrat e Rilindjes. Ardhur në pushtet me votat e blera në fshatra dhe me premtime bombastike të cilat u harruan që në muajin e parë, kryetarja e Bashkisë Libohovë nuk tregoi shumë anë të errëta të punës së saj  në drejtimin e bashkisë, nuk tregoi sesi flaku në rrugë me motivacionin “kështu më thotë partia” ish-punonjës të bashkisë që ajo drejton duke sjellë një precedent të panjohur më pare, e duke futur përcarje e mëri mes familjeve si askush tjetër, nuk tregoi si e mbushi administratën e saj me militantë me dhe pa parti, nuk tregoi për dëmet ekonomike që shkakton me tendera skandalozë dhe të korruptuar, nuk tregoi për varfërinë dhe emigrimin që po cënon dita-ditës Libohovën e traditës dhe historisë pa lavdi tashmë. Por, edhe pse në një situatë tejet të zymtë ekonomike dhe me fonde të pamjaftueshme, cuditërisht Luiza e sheh “gotën gjysëm plot”, por pa përmendur aspak kostot që po vuan komuniteti që ajo duhet t’i shërbejë. Luiza të ardhmen mavi e pret nga qeveria në ikje, por kjo qeveri e ka fshirë Libohovën nga harta, askush nuk shkel më në Libohovë dhe ministri i financave që e siguroi jetëgjatësinë e tij në atë post pasi bleu kolltukun e Luizës me paratë e drejtorëve, doganierëve e cdo të punësuari në administratë, e duke shantazhuar, i lau duart me Libohovën duke i dhënë një investim për azile pleqsh që Luiza me miqtë e saj të shijojë ndoshta në të ardhmen pensionin modest. Luiza mburret me investimet e qeverisë, investime gjysmake me gati 50% të vlerës së tenderuar, investime të parashikuara që prej tre vjetësh, në të cilat u punësuan familjarë, miq e shokë partie për gati dy muaj dhe pa asnjë dobi reale për  banorët. Për të mos folur pastaj për premtimet boshe për zagoritët që i zë tmerri kur kujtojnë rrugën, apo për labovitët që po i gënjejnë me një copëz rruge 7 km që ende nuk dihet si do i vejë halli se mund ti kthehet mendja ministres së kulturës, po e hoqi Rama nga lista për deputete në Qarkun e Gjirokastrës. Luiza dhe bashkia e saj, tashmë nuk ka më para për asgjë, thjesht pret edhe shpreson nga kryemashtruesi Rama, i cili u tregoi dhëmbët popullit të Libohovës në fushatë elektorale. Luiza ka lënë në kushte skandaloze fëmijët e kopshteve në Libohovë e Nepravishtë. Luiza dhe bashkia e saj nuk investon dot në shkolla. Luiza dhe bashkia e saj nuk mirëmban dot e vetme rrugët. Luiza dhe bashkia e saj shkakton dëme ekonomike dhe shkelje ligjore cdo ditë. Luiza dhe bashkia e saj tashmë janë izoluar në letargjinë e tyre dhe po shtyjnë ditët në kurriz të qytetarëve më model në Republikë që rrojnë me punë të ndershme e plot halle, por që skamja e vështirësitë po i detyrojnë të emigrojnë brenda e jashtë vendit. E pra gota e Luizës dhe Rilindjes së dalë boje tashmë ka firasur dhe qytetarët duhet të reflektojnë mirë që fatet e tyre të mos i lënë në duart e aventurierëve dhe njërëzve interesaxhinj e sahanlëpirës, por të marrin forcën në dorë dhe t’a përmbysin me votë të fortë kupën e helmatisur që kapërdinë me dashje apo pa dashje.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ