Lihnteshtejn-Shqipëri 0-1 pjesa e parë, gol Hyka

Shqipëria po luan sonte sfidën e dytë në grup përballë Liechtenstein. Ndeshja në letër është e lehtë për kuqezinjtë, por të gjithë janë të frikësuar, pasi ekipet e vogla gjithmonë u kanë hapur probleme. Shqipëria sonte luan me këtë formacion. Në portë si gjithmonë Berisha, që po kalon një formë shumë të mirë, ndërsa përpara tij në qendër të mbrojtjes kapiteni Mavraj dhe Gjimshiti, nga krahët Alinji me Hysajn. Për të thyer sulmet e miqve dhe nisur aksionet mesfusha bazohet te Kukeli me Abrashin, ndërsa për të çarë mbrojtjen kundërshtare nga krahët Llullaku me Roshin. Në sulm i vetëm shkodrani Balaj, i mbështetur nga Hyka. Momentalisht Shqipëria ka 3 pikë pas ndeshjes së parë, por nëse sonte fiton dhe ndeshja mes Italisë dhe Spanjës del në barazim i parakalojmë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ