Bejko-Tahirit: Nuk mbulohet mëkati me gjethe fiku

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, i është përgjigjur ministrit të brendshëm Saimir Tahirit pas të dhënave krahasuese të një dite më parë, ku Lazarati, merrej si shembull kultivimi të hashashit në sipërfaqe. Përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social FCB, zoti Bejko i shtron një pyetje Tahirit. Për më tepër lexojeni statusin e zotit Bejko.

Si mund të ketë qenë mbjellë me drogë 319 hektar në Lazërat kur gjithë sipërfaqja e fshatit, me gjithë shtëpitë, rrugët e brendshme, përrenjtë, shkëmbinjtë, gërxhet, shkollat, qendrat shëndetsore, ish qendra e kulturës, etj është rreth 100 hektarë?

Duke zbritur këto sipërfaqe të zëna e të pashfrytëzueshme gjithë toka e lirë ku mund të mbillej në Lazarat nuk i kalonte në ditën më të keqe të 35-40 hektarët.

Nuk mbulohet mëkati me gjethe fiku, dhe gjethja e fikut për ty nuk mund të shërbejë më Lazarati.

E vërteta të ka nxjerrë cullak, dhe ti e di këtë. Qytetarët e dinë çndodh anekënd Shqipërisë, pavarësisht shifrave që jep ti. Ata i mbyti hashashi, po ju mer frymën.
Hajd Sajme, mos bën sikur se di të vërtetën. Provo të kalosh me makinë nga ura e Memaliajt në Kras, të çan hundët aroma mbytse e hashashit. Vetëm ata që thithin të bardhë nuk e ndiejnë.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ