Kalldrëmi i Varroshit, si bluza e Penelopës

Kalldrëmi i Varroshit, po degradon duke hedhur në erë fondet publike. Pamjet i ndesh cdo qytetar që i bie rasti të kalojnë në këtë nyje që lidh pjesën e poshtme të qytetit me atë të sipërme. Prej disa ditësh, disa punonjës të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, kanë shqepur kalldrëmin për shkak të shtrirjes së linjave të ujit. Por jo vetëm kaq, por mendohet se lineari i shkatërrimit të kalldrëmit në pjesën anësore, do të vazhdojë deri lart, cka do të kërkojë të tjera fonde për rehabilitimin e tij e rrjedhimisht edhe tjetër tender nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës. Sic po e shikoni, kanali është hapur dhe mbyllur me zhavorr, ndërkohë që gurët shtuforë të Goles, qëndrojnë në pritje për t’u transportuar dhe hedhur në lumë, pasi kanë dalë jashtë përdorimit. Kjo është Rilindja Urbane e Bashkisë së Gjirokastrës. Kjo është fytyra e pushtetit vendor. Kjo është dëshmia e qartë sesi fondet publike hidhen në erë nga një kastë e ngushtë politike që ka kapur për gryke Gjirokastrën këtu e një vit më parë. Ndërkohë që Gjirokastra hesht e tok me të edhe mediat e kapura nga ky klan politik.

kalldremi-1 kalldremi-2 kalldremi-3

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ