Banesa e Avni Rustemit, në mëshirë të fatit

3

avni-rustemi5

Banesa e heroit Avni Rustemi në Libohovë, e cila mban statusin “shtepi muze”, të ofron një pamje të trishtë. Braktisja nga trashëgimtarët e këtij objekti të ndodhur në lagjen “Marinë”, e kanë shndërruar këtë shtëpi në një objekt që nuk të ofron asgjë tjetër përvecse një pamje trishtuese. Catia pritet të rrëzohet nga momenti në moment, ndërkohë shumë elementë të tjerë të kësaj shtëpie muze janë dëmtuar plotësosht e po ashtu edhe materialet historike të ndodhura brenda saj. Banorët që jetojnë pranë kësaj shtëpie, pohojnë se gjendja është tepër kritike duke kërkuar që t’a rikthejnë atë në identitet. Ndonëse ishte premtuar rikthimi i saj në gjendjen e mëparshme nga ana e Ministrisë së Kulturës vitin e kaluar, ky objekt nuk ka ndryshuar por përballet me kushtet mjaft të rënda të kohës. Mjaft turistë vendas dhe të huaj, kanë shprehur interes për këtë ndërtesë e cila nuk i përngjan aspak asaj një ndërtese të mbrojtur nga shteti. Për shkak të mungesës së fondeve dhe konfliktit mbi pronësinë e këtij objekti, gjendja e tij nga viti në vit është përkeqësuar cka rrit edhe më tepër koston që duhet për rehabilitimin e plotë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ