Kokërdhokët e Kakërdhive!

3

Nga STEKA E VJETER!

Alo,- ra zilja e telefonit drejt numrit te formuar!

Alo po,- u degjua zeri i numrit te kerkuar,- alo po, kush jeni?!

Si kush jam, jam lideri-u pergjigj zeri tjeter me nje timber te frikur-po nuk marr nga numri im se kane filluar pergjohen telefonat dhe na nxjerrin te keto portalet pastaj!

Ah lideri po, po pse thua vetem kete, lidere jam dhe une tani-tingelloi zeri tjeter plot vetekenaqesi!

Ti je liderja, po lideri ngelem une, po me degjo se ka ndodhur hataja-gjuhezoi fjalet zeri drejtuar lideres! Cka ndodhur, se nuk di gje,-u shpreh me mjaft habi liderja! Mana mu, kataklizmoja-vijoi lideri,-7 here brenda nates dhe nuk ndalonte-renkonte zeri i liderit drejtuar lideres!

Hahaha-qeshi liderja,-ndaj po renkon ende ti-i peshperiti nepermjet telefonit – po me intrigon dhe mua me kete 7 here brenda nates, -mbaroi pershperima e fjalise se lideres drejtuar liderit!

Po jo moj jo, ku e ke mendjen dhe ti – iu pergjigj lideri-7 here te them brenda nates, termet, u tund dheu dhe i gjithe qyteti u gdhi jashte po te them dhe nuk kane lene gje pa thene per ne ! Vertet?! ,- briti liderja-s’di gje s kam degjuar gje, pasi kam hipur ne nje charter dhe po kthehem nga Trakia, sepse me ftuan per qejf disa miq qe i njoha kur bera trakun ne Gjirongaster! O Zot si s kam degjuar gje, si nuk e ndjeva une termetin, po bashkia mos ka pesuar gje, bobo bashkia them dhe une, -u permend liderja-po nga shtepia e zeza une, prit te marr njehere te shtepise,-iu drejtua liderit dhe mbylli telefonaten me te dhe formoi menjehere numrin tjeter nepermjet iPhone 7-es te saj!

Ngeli tutkune gjithmone tutkallja i tha vetes lideri pas mbylljes se telefonates se lideres! Edhe eshte ne kupe te qiellit brenda charterit dhe s kam degjuar e s kam ndier gje thote per termetin! Se nga do ti degjoje e ndjeje lekundjet e termetit ne ajer nje theos e di ,nje zot e di ! Eh cme gjeti me kete tutkune nga i besova te behej kryetare e bashkesie ! Eh c me bene ata socialistet , qe me ndihmuan qe ta zgjidhnim kete tutkunen, se ndryshe nuk do te kishte tutkall ta ngjiste per te qene aty ku eshte!

Alo po kush jeni-u pergjigj lideri! Si kush jam liderja pra, -u pergjigj liderja!

Po ce ke kete numer ?! ,-e pyeti lideri !

Numri tjeter pra-a me the qe pergjohen telefonatat dhe na nxjerrin te keto portalet pastaj?,- u shpreh liderja!

Ah po shume mire, he si i kishe te shtepise, – pyeti lideri!

Mire shyqyr mire as te shtepise dhe as te bashkise nuk kishin pesuar gje, shyqyr zotit! Per te bashkesise nuk pyeta ,- vijoi liderja, – se me dhemb bashkia ndaj kam merak dhe per te njesoj si per te shtepise.

Po ti nuk je ne Gjirongaster qe me pyet, – e pyeti liderja liderin!

Po jo pra as une, – tha lideri, – po kthehem me avion nga Kanadaja, pasi isha aty per te ekspozuar disa gure te Orgucatit, te firmes se Golias ne nje forum biznesi dhe Kreku me tha ne telefon se c’po ndodhte dhe po ndodh ne Gjirongaster-vijonte lideri ligjeraten e tij nepermjet telefonit! Kreku?! ,kush eshte Kreku, – e pyeti plot habi liderja liderin!

Kulla e krenarise time pra, qe e kam rritur qe te vogel ate djale dhe qe sot me ka bere krenar, qe kur e gjeta aty ne ane te nje kulle qysh kur qe i vogel o njeri, -tha disi me nerv lideri qe s po e kuptonte hic kjo liderja, – a thame qe s duhet te flasim me emra se pergjohen telefonat pra dhe na nxjerrin dhe portalet,- vijoi plot nerv lideri, – keshtu pra germat e para te emrit tij dhe te mbiemrit te tij, formojne Krekun,-vijoi lideri!

Ah more lider lum une per zgjuarsine jote, tamam si ata filozofet e lashtesise greke je, s’me shkoi hic mendja kush eshte Kreku, – tha liderja!

Nejse c rendesi ka, Kreku me tha, qe po ndodh kataklizmoja, jo vetem per termetin, por i gjithe qyteti e kishte gdhire jashte dhe sot po i gjithe qyteti po na kerkon llogari se ku ishim, pse nuk shkuam aty me ta, pse nuk informuam pas lekundjes se pare, ashtu sic informoi patera dhe mitera ime Greqia banoret e saj, pse nuk u vume disa ambulanca ne dispozicion dhe disa mjeke per ti paraprire ndonje gjeme dhe per tu qene afer qytetareve qe ishin gdhire te gjithe rrugeve te qytetit, te cilet vetem po na mallkojne po me thoshte Kreku kur fola me te, -vijonte te thoshte lideri!

Po Kreku pse nuk i nxorri ambulancat dhe mjeket, -pyeti liderja, -mire une dhe ti qe jemi ne avion, une per qejf dhe ti per biznes,- vijoi liderja.

Po nuk qe dhe ai malaka mooooj,- grisi zerin e tij lideri,- kishte ikur bashke me Armenin meqe te dy kane mbajtur postet e njeri-tjetrit, si ne parti si dhe aty ku eshte Kreku sot dhe kishin ikur per alpinizem te dy bashke andej nga Sqepi i Pellumbit, turtujt e dreqit. Dhe vete Krekun, Babazoti e kishte marre ne telefon -i tha lideri lideres!

Mire Armenin e kuptova qe eshte Armani, po pra, eshte Arman Paramanda, eshte ai qe kur ishte drejtues te vendi ku eshte Kreku sot, u thoshte bluzave te bardha, qe nese do tu mbaronin aget e gjilperave te perdornin paramanda ne vend te tyre!

E kuptova kush eshte Armeni, eshte Arman Paramanda, po Babazoti kush eshte ?! -pyeti plot naivitet liderja!

Me hengre moj tutkune ,- vijoi lideri,- Babazoti eshte Thomai pra, Thomai yne, Anteu im, Thoma Anteu im i urte dhe i matur, ndaj po i therras Babazoti , se na pergjohen telefonat dhe dalim ne portale,- vijonte te fliste lideri! Madje qe i vetmi, me tha Kreku ne telefon ,- vazhdonte te thoshte lideri, – qe Babazoti kishte marre te gjithe shegertet e mi te rinj dhe jo te rinj te korit tim evangjelist dhe e kishin rrethuar bashkine naten duke e mbajtur prej mureve qe te mos binte prej lekundjeve te termetit! Po dhe Babazoti, si nuk shkoi sa per sy e faqe, te pakten pak minuta aty mes njerezve qe e gdhine prej termetit,- vijonte fjalen e tij lideri, por me nje fryme shkoi menjehere te bashkia, po eshte njeri I sakrifices Babazoti, Thoma Anteu im, ndaj ka shkuar te bashkia naten dhe jo te banoret! Dhe teksa I kendonin dhe I luteshin Hyjit shegertet e mi te korit tim evangjelist me thoshte Kreku, -vijonte lideri, – Babazotin e zuri ileti dhe u mek i gjithi sa pa seline e PS qe eshte ngjitur me bashkine dhe si nje magjistrice me karfica dhe me kalica filloi te mallkonte seline e PS ,sikur ta kishte ajo fajin per termetin qe ra ! Madje madje Kreku me tha qe asnje nga te PS qe ke ti ne Bashki nuk ishte me Babazotin dhe me korin tim evangjelist per te mbajtur bashkine qe te mos binte nga lekundjet e termetit ! Keshtu qe sa te mberrish nuk dua te mbash me asnje socialist aty ne pune degjove?! ,- briti lideri!

Degjova lider degjova, -u pergjigj liderja, -po ku ka me socialiste aty more, i kam fshire te gjithe dhe ata pak kokrra qe jane i mbaj sa per sy e faqe ! Po Kreku c te tha gje tjeter , – vijoi liderja! Asgje tjeter, Krekut I kishin shpetuar kakerdhite kur e kishte marre Babazoti per ti thene c po ndodhte ,- tha lideri!

Ah lider, – u shpreh liderja,- Krekut kakérdhité dhe mua me dolen kokérdhokét sa me morre ne telefon per te me thene c po ndodh! Po cfare do bejme, si do tu dalim njerezve para kur te mberrijme ne Gjirongaster!- tha liderja!

Nuk e di ende, – tha lideri, – do e pleqeroj me Babazotin, -as kakerdhite e Krekut dhe Kreku vete, as kokerdhoket e tu dhe as Armeni apo Arman Paramanda si i thone aty ne qytet, nuk na ndihmojne dot! Banoret e Gjirongastres jane shume te indinjuar nga moskokecarja jone, sikur eshte hera e pare xhanem qe sillemi ne keshtu me ta! Madje madje Babazoti i kishte thene Krekut qe na kishte bere me turp ,madje per turp e per faqe te zeze dhe me shume te drejte biles dhe kryetari i PD ne Gjirokaster ne nje prononcim te tij! Na kishte bere kishte thene Babazoti, per kusbaba na kishte bere, per te marre te gjithe udhen e kasabase per ne kusbaba, i kishte thene Babazoti Krekut! Madje menjehere pas prononcimit te tij, te gjithe banoret e Gjirongastres nuk po na thone me lidera, por derra! ,-vijonte i prekur dhe i inatosur fjalet lideri!

Oh lider sa turp, une jam dhe femer, mire ti qe nuk do te thone me lider por derr si mashkull qe je, por une qe jam femer i bie te me thone dose!,- oh lider sa e prekur jam- lendezonte e lenduar fjalet liderja!

Ah tutkune, ah socialista te gjithe bashke c me bete qe me ndihmuat te zgjedhim kete tutkunen ne krye te bashkise! Jo derri e jo dosa me thote. Ku e kam mendjen une dhe ku e ka kjo! ,-mendoi lideri para se te fliste serish!

Me degjo,- vijoi lideri, situata eshte shume keq ne Gjirongaster dhe te gjithe thone tu vije turp derrave!

Po per dosat thone gje?! ,- nderpreu fjalen e liderit liderja, disi e cliruar qe lideri permendi teksa po I fliste , fjalen derr dhe jo dose!

Panajaja mu, per ate Theos, e per ate zot mos me nderpre kur flas, pa plot thone e c nuk thone per derra e per dosa, na kane qelbur qe te dyve mu ne lidera me ato cfare thone per ne, por me degjo, -vijoi lideri ,-ishalla nuk bien me termete keto dite dhe mbase harrohet gjithe ky turp qe na ka mbuluar! Nderkohe po perpiqem te lidhem njehere me Babazotin , ai diçka do beje per gjithe kete, e ndjej kam besim tek ai, e di qe ai do te shkoje aty ne katoqin e tij dhe do te kendoje ndonje psallm per ti bere njerezit te besojne se fajin per termetin ne mos PS -ja ta kete PD -ja! Asnjehere s me ka lene ne balte Babazoti dhe e ndjej qe edhe kete rradhe coc do beje ai ! Madje do ta pyes nese ka deme a demtime ne pllaka a ne gure ne Gjirongaster, qe ti them Golias te beje gati gure e pllaka, per ti tenderuar shpejt e shpejt prej teje si krye komunare e bashkesise se bashkise, -vijonte lideri ti thoshte lideres, -dhe nese s ka demtime dhe deme nga termeti ne pllaka dhe ne gure ,do ti them Krekut dhe Armenit, Arman Paramandes dmth, qe te nxjerrin te gjithe shegertet e korit tim evangjelist sot naten ne Gjirongaster, qe te thyejne te gjitha pllakat dhe guret e qytetit dhe t ia hedhim fajin termetit, qe me pas ti beje Goliasi nga e para ,duke i tenderuar nga fondi yt i emergjencave civile-mbylli fjalen e tij lideri drejt lideres!

Po lider,- buzeqeshi vesh me vesh liderja sapo degjoi fjalen tender prej liderit-po ashtu do bejme lideri im, ashtu do bejme o filozofi im helen!

Hajde se jemi mesuar ta hame turpin me buke ne,- vijoi lideri-dhe me te mberritur ne Gjirongaster be gati komisionin e tenderimt ok? ,- tha lideri!

Po po patjeter-tha liderja-tenderrra tenderrraaaa, kuiste plot gaz aty ne charter, aq sa habiti dhe vete pasagjeret e charterit qe po fluturonin se bashku me te! Termeto e tendero, tendero e termeto, tenderrra tenderrraaa,- vijonte te qeshte dhe te fliste me vete liderja! Lider, -vijoi liderja, – para se ta mbyllim telefonin, kur te flasim serish bashke si do ti drejtohemi njeri tjetrit se telefonat pergjohen po te flasim ne emer dhe na nxjerrin ne portale pastaj, -vazhdoi fjalen e saj liderja!

E kam menduar dhe kete, -tha lideri-do ngaterrojme germat e emrave tane ashtu me pseudonime, sic beme dhe me Krekun, Armenin apo Arman Paramanden dhe me Babazotin ! Dhe ty do te te therras Zamka, ndersa ti mua do te me therrasesh Vava! Dakort?! ,-tha lideri!

Ah sa i mencur-tha liderja, tashme Zamka,- ku te vejta mendja o Vava, Vava, tamam si ai peshku qe te rreshqet nga duart prej dredherive te tij dhe une Zamka-u shpreh e mbushur me kenaqesi. Keshtu pra Zamka-foli Vava duke nenqeshur nen ze, pasi kur mendoi fjalen Zamka per Zamken e charterit, iu kujtua tutkunia dhe tutkalli qe mezi kishte ngjitur per te qene ne krye te bashkesise se bashkise,- Zamka,- i thirri Vava serish ne telefon, – hajde shifna ne Gjirongaster,- dhe e mbylli fjalen e tij lideri dhe telefonin njekohesisht dhe nderkohe po me telefonin e tij Samsung Gold note 8, po formonte numrin e Golias !

STEKA E VJETER!

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ