Salianji: Interesi i Shqiptarëve, Basha Kryeministër, interesi i Cilit, Rama

3

 

Ervin Salianji, sekretar për Aksionin Qytetar në PD, i është përgjigjur sot të gjitha akuzave për lidhjet e tij me Henri Cilin si dhe “kapjes” që ky i fundit  i ka bërë opozitës.

Salianji thotë se pavarësisht njohjeve me Cilin, është kundër tezës së tij se Ramës i duhet edhe një mandat tjetër. Sipas Salianjit, interesi i shqiptarëvë është Basha kryeministër pas 2017-ës.

Nga Ervin Salianji!

Cfare ndodh me nje parti kur pas pushtetit te gjate kthehet në opozite? Qe jo pak e lene eshte tashme fakti i pambulueshem; disa sepse s’dine se cfare eshte te jesh ne opozite, disa sepse kane ende pune per te mbaruar; disa sepse kane arsye per të mos u demaskuar. Kjo ndodh rëndom, eshte ligjesi politike shqiptare. Aq e ditur, sa ne fjalorin politik cdo kush qe militon me besim dhe ndergjegjie fjalen “mirenjohje” nuk e perdor me kurre se e di qe s’do e takoje askund.  Eshte ligjesi politike po ashtu qe te perpiqesh te mbash pozicionet e pushtetit me cdo mjet, dhe madje edhe me cdo mjet te keq, kur kreditet dhe kredibiliteti ka mbaruar. Por, do te mbetet gjithmone nje padrejtesi e patoleruershme, qe pikerisht me mjetet qe ke perfituar nga pushteti i partise tende politike, te ndertosh nje makineri per te mos ta lene ate te fuqizohet, atehere kur me shume duhet, kur ajo parti eshte ne opozite.
Kushdo qe sot ne publik gjen ndonje vegje per tu kapur me opoziten, e var cengelin tek lufta brenda llojit. Kushdo qe e thote kete nuk mohon dot qe ata qe kane konsumuar pushtet, madje edhe ne nivele drejtorucësh e keshilltaresh “pasanike”, të cilët nuk i njeh askush per ndonje beteje publike, pikerisht keta, jane ata qe i japin ze ketyre cengelave. Nje paradoks i madh ky: ndersa duhet te shqetesoheshin per pengesat, pikerisht ata qe me shume se kurre po kontribuojne ne opozite.
Prej kohesh nje turbinë rickiluese shpifjesh mbahet ndezur ditë e natë kundër meje, me sajesa e fabrikime banale. Them prej kohesh, ndersa duhet te theksoj qe financohet me fort perbaltja kur ka gare, kur ka zgjedhje. Nje skeme e njohur tashme, aq sa ka nga ata qe kane filluar te mendojne se jane me te vlefshem sa me shume t’i shajne. Unë kam zgjedhur që në krye të mos merrem me ta, kryesisht duke gjykuar se sa të rëndomtë e pa personalitet janë këta shpifës. Por kur merr vesh  se paguhen per balten qe hedhin, sërish refuzon te hysh ne kete batak se i sherben me shume. Por perbaltja e tyre si shkume e helmuar qe bie erë tenderash, doganash e privatizimesh, donacionesh që këta tipa kanë përfituar vite më pare dhe perfitojne edhe sot per portalucet e tyre, i rrezikon njerezit normale qe kurre s’kane fuqi te besojne qe e keqja eshte kaq e pangopshme. Keta kanë qenë dhe jane soji më i korruptuar në vend, sic njihen nga i madh dhe i vogel, që i kanë kushtuar jo pak Partisë Demokratike, dhe sot jane larguar prej saj dhe hedhin gurë.
Të jetë për këta cirakë të mjerë, s’do të reagoja asnjëherë. Por ka një publik të cilit i detyrohem, që mund ta marrë për arrogance, faktin që unë nuk bëj një sqarim. Ndaj po hedh këto radhë.
Turbina e riciklimit të shpifjeve më “kriminalizon” mua per njohjet qe kam me rrethet univeristare, ndër to edhe me Henri Cilin. Nderkohe, qe si pjese e opozitarizmit kam protestuar ne dyert e krimineleve reale te veshur me pushtet, une vete qenkam “i kriminalizuar” me universitetet. Po të isha i ngjashëm me ata qe vjellin vrer ulur ne karrige portalesh do i pergjigjesha me te njejtin mjet, pa u shqetesuar sa njerez do vrasin friken dhe do vijne te protestojne, por sa njerez do mund te mblidhja pet tu ulur pas nje kompjuteri per te share. Mund te mjaftonte edhe vetem ta mohoja dhe do të ishte komoditet. Por nuk jam rritur kësisoj, dhe nuk hedh poshtë miqësitë e mia sa herë me volitet.
Unë e njoh Henri Cilin dhe kam miqësi me të, sic kam gjithë hapësirën dhe lirinë e shenjtë për të mos rënë dakord me të. Nuk jam aspak dakord, sidomos me qëndrimet e tij të fundit ku ka kërkuar një mandat të ri për Ramën. Henri është në punën e tij dhe në të drejtën e tij të luajë me kreditet personale në qytet.
Kësaj radhë ka rënë në një gabim të madh, monumental. Ne nje gabim ku interesin e vet apo të grupit, të cilit  i volitet mbetja e Rames ne pushtet, perpiqet ta argumentoje si interes publik. Sa i perket argumentit qe perdor per ta justifikuar duke thene se “Rames i duhet edhe nje mandat i dyte meqe nuk mbajti asnje premtim elektoral ne mandatin e pare”, kjo nuk ka nevoje as per koment. Po këto janë cështjet e tij personale dhe une nuk mund te merrem gjate sepse ai eshte nje entitet i pavarur.
Kete moral ne qendrim e kam marre prej kohesh, edhe kur me zor e kam mbajtur veten te mos shkruaja kur neveria e peshtirosja per njerez me mandate (deputete) dhe te mandatuar ne institucione te rendesishme nga PD si (KQZ) kane trafikuar voten per qeverine, apo kur ish funksonare  te rendesishem te administrates se larte te PD kane kaluar me qeverine per nje grosh. Ketu duhet reaguar dhe mbase do reagoj nje dite me emra dhe mbiemra ashtu sic me emra dhe mbiemra kam denoncuar qeverine duke bere opozite ne cdo menyre dhe cdo forme, perhere ne interes te e publikut.
Per disa qe thone qe ky Henri qenka kaq i fuqishem sa kontrollon dhe qeverine dhe opoziten, i japin nje gje qe ai as e ka dhe as vete e pretendon. Po si do mundet ky grup interesi qe ka disa miq si ne PD si ne PS a LSI qe te ndikoje opoziten, kur vete ata qe akuzohen si miqte e tij, nga une i pari, kemi realizuar protesta publike, jemi perballur apo kemi shprehur qendrimin se ligji i arsimi te larte e shkaterron sistemin arsimor ne Shqiperi! Qe sistemi i heq te drejten me te mireve per te studiuar, sjell korrupsion, kap universitetet dhe cdo fakt te rende per arsimin e kemi denoncuar, pa asnje ndalese. Kjo u vertetua qe kete vit me udhezimet e ndryshuara te ministries dhe me mijera maturante te ngelur rrugeve. Duhet të ndajme qarte qe kjo me se pari eshte nje kosto e qeverise dhe jo e grupeve te interesit! Ne e votojme qeverine  per te qeverisur dhe per te mbrojtur interesin  publik dhe asaj i kerkojme llogari. Thene kete, ky qe ndikoka tek opozita si nuk ndikoi ne qendrimin tim personal te pakten, qe te mbeshtesja ligjin qe i interesoka po ketij? Influenca e tij tek opozita nuk arrin asgjekund, per me teper qe interesi i tij eshte haptas me qeverine dhe nuk ka asnje komplot këtu.
Perpos faktit se sa munden dhe duan grupet e interesit te influencojne ne politike, nese interesat e dikujt, perfshire Henrin a kedo bien, ndesh me te miat, une do te jem me veten apo jo?! Interesi im eshte qe sigla qe perfaqesoj te vije ne pushtet; qe Lulzim Basha te jete kryeminister, si interes publik dhe si interes kryesor i shqiptareve sot. Une mbroj interesin publik dhe interesat e opozites, sepse jam mandatuar ne nje funksion te caktuar; nese nje mik bie ndesh me interesat e mia per intere te tij, une do te mbroj te miat me se pari!

Sa per ‘inkriminimin’ me UET, po kam mbaruar studimet në UET, dhe zgjodha vetë të transferohesha atje. Nuk njihja askend, por pedagoget qe ishin atje ishin me te miret e asaj kohe; nje pjese te tyre sot i kam miq, ndonese mbrojne ide apo pikepamje te ndryshme, kjo s’më ka shtyrë që të prish miqesine. Kam qenë një ndër studentët më të mirë, për këtë më kanë zgjedhur vete studentet, me vote te lire, President ne Senat e në Alumni, po ashtu  ne grupin e ekselences. Ky është inkriminimi im, dhe nuk eshte cudi qe cilesia e ka rrugen me te veshtire se sasia! Shpifësit me 5 lekë këtu kanë të drejtë. Per hir te se vertetes, sot ne UET lektojne, pervec atyre qe nuk ndajne te njëjtat qendrime me opoziten, edhe pedagoge prestigjioze qe shkruajne e mbrojne opoziten me bindje te lira te cilet nuk jane pak!
Përsa i përket angazhimit dhe karrierës time në PD, ajo vjen që ditën e pare, falë zgjedhjes, bindjeve, historise se familjes dhe pasionit. E kam nisur shume shpejt aktivizimin, qe ne gjimnaz. Do të gënjeja nëse them këtu se e kam pasur të lehtë, apo qe me eshte thjeshtesuar sot e kësaj dite. Partitë kanë konkurencë dhe kjo është një nga gjërat më të vyera të politikës, madje vetem ne politike mund te fitosh kaq eksperience te konkurences ne cdo nivel. Jam plotesisht objektiv kur them qe asgje nuk kam marrë dhuratë, gjithshka ka ardhur pas shume mundi dhe perpjekje dhe jo rrallë kam provuar edhe padrejtësi. Por, nuk mund ta mohoj se shansi më është dhënë. Shansi më është dhënë dhe unë kam bërë më të mirën e mundur.

A do të kisha më pak kosto e më shumë përfitime nëse do të zgjidhja të rrija pas konjukturave, të bëja llogari, të lëshoja hije qosheve e skutave duke pritur ekuacionin që të nxjerr në krye? Mbase. Po kam zgjedhur të mos e bej, sic e di qe kjo eshte pjese edhe e personalitetit tim, si cdo njeri ka te vetin e se nderron dot. Eshte e patjetersueshme vetja, per kete cdo here, sado e veshtire te jete, do bej të njëtën gjë: do perpiqem te kontribuoj realisht per te ndertuar edhe ne beteje. Mendoj, modestisht, se ia kam dalë kësaj dy herë: kur duheshin provuar konkretisht parcelat me kanabis dhe kur duhej treguar konkretisht helimimi në zonat me mbetje.
Eshte pjese e detyres sime si i zgjedhur te jem prane qytetareve, dhe ne cdo cep te Shqiperise të denoncoj sa herë e kërkon rasti dhe interesi publik, krimin, mafian me emër dhe me mbiemër. Nuk jam i vetem ne kete rrugetim opozitar, si une perpiqen, madje shume, pikerisht ata qe s’kane perfituar asgje nga logo e partise. Ne momentet qe po kalon Shqiperia besimi tek vlerat duket si fjale e thene per fushate, por ne opozite nuk ka asgje tjeter qe te mban dhe te jep forcen per te vazhduar. Ne fakt, plot here duhet te ndalim dhe te shohim qe ata qe na mbeshtesin, jane mijera here me shume se ata qe na pengojne, dhe te jemi mirenjohes per kete. Besoj kete bejne shume opozitare dhe anetare te Partise Demokratike, qe kur mblidhen ritherrasin vlerat me te cilat u krijua PD.
Qe sot shkruaj kundër baltosjes, ka vetem nje qellim, te mos lejoj qe te preken ata njerez qe presin zgjidhje dhe i kerkojne nga ne, nga kjo parti. Kjo eshte arsyeja dhe forca ime, shpresa qe do perfaqesojme dite me te mira per shqiptaret. Pikerisht sepse keta njerez duhet te besojne e shtohen cdo dite, lind e nevojshme mbrojtja nga helmimi i mjeraneve riciklues te shpifjes dhe baltës.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ