Vavakatabra!

3

Nga Steka e Vjetër. 

Babazoti po shullohej ne parvaz, nen rrezet e muzgut qe sapo kishte agur dhe po priste turtujt ti mblidheshin ,pas thyerjeve te pllakave qe u kishin bere gjithe naten pllakave te qytetit edhe pse kishin marre mallkimin e te gjitha plakave te qytetit per zhurmen qe kishin bere! Turtujt jo vetem I kishin bere cope e cike te gjitha pllakat e Gjirongastres, por kishin cukitur me sqep edhe te gjithe asfaltin qe te con nga Lagjia Punetore, per ne Sheshin e Cercizit te qytetit!

A ju paste babazoti, – u fliste Thomai dhe i perkedhelte nje e nga nje turtujt poshte gushes teksa ata uleshin rreth e rrotull tij mbi e nen parvaz! A ju keqen Babazoti, – u therriste plot endje turtujve dhe u fuste secilit nga nje kokodash ne sqep, si shperblim per punen qe kishin bere! Vid vid vid vid – i embelsonte Babazoti turtujt e tij te levizjes se tyre te integruar! Trrrrr tuurrrrrrrrr trrrrrrrrr, gugezhinin turtujt nga mira mirat e babazotit dhe teksa po shijonin kokodashet e tij edhe pse ishin turtuj, e leviznin dhe i rrotullonin si syte si dhe koken e tyre ashtu sic e leviz bufi nga habia dhe kersheria!

Hahahaha, -mos qeshni qe tani ore se ka akoma me poshte! Dhe kete nuk e tha babazoti, por STEKA!

Dhe teksa Babazoti I ngopi te gjithe turtujt me kokodashe, perplasi pellembat e duarve dhe duke u thene vid vid vid vid teksa perplaste pellembet e duarve, I ngriti te gjithe turtujt , xhiro ne ajer! Dhe teksa po shijonte fluturaket e turtujve, Babazotit I bie telefoni, ishte vete ai Vava!

Alo, alo, po po te degjoj, alo po , alo ,-po flisnin te dy njekohesisht! C po ben Thoma , -i tha Vava Asgje Vava, sapo ushqeva turtujt dhe po I nxjerr nje xhiro ne ajer, -u pergjigj Babazoti Mire shume mire, – tha Vava, por leri turtujt dhe me mblidh urgjent korbat ne mbledhje, pasi ai portali Jugunews na paska nxjerre bojen, urgjent korbat ne mbledhje se erdha dhe une per te zyra, se ketu te udha e lumit ne Gjirongaster jam ,-perfundoi fjalen Vava! Dhe sa hap e mbyll syte zyra u mbush plot me korba dhe po njekohesisht ia befi dhe Vava!

Uluni, -u tha Vava korbave,te cilet nxinin ashtu si korbi nga hataja qe kishte ndodhur me termetin dhe nga mbledhja urgjente me Vaven! Babazoti nderkohe, dogji nje thimja dhe me nje kandar te ndryshkur, levizte doren dhe parakrahun e tij duke mbajtur kandarin dhe duke e shperndare tymthin e thimjase ne temthat e korbave dhe te Vaves! Dhe teksa po shperndante tymthin temthave te tyre po thoshte, -Larg syri keq, larg syri keq, Vavakatabra, Vavakatabra!

O Thoma po lere thimjane tani,, -iu drejtua Vava Babazotit duke shperndare me duar tymnajen e thimjase rreth temthave te tij !

Jo jo Vava,- I tha Babazoti, -na kane bere magji te zeze e di une me ate qe na ndodhi , ndaj dua ta prish syrin e keq! Vavakatabra ,Vavakatabra, vijonte babazoti duke djegur serish thimja!

Mire mire I tha Vava , vazhdo tu befte Vava ty ! Atehere ,-tha Vava,- kane ardhur te gjithe ? , -u foli korbave! Vetem Kreku me Arman Paramanden nuk jane, – I tha protokollistja, -pasi jane ne Lunxheri ne disa takime! E di e di per ta, -tha Vava, – se fola dhe ishin shume te merakosur pasi I kishin pritur shume pak njerez ne Lunxheri ,vetem ata qe kane ne pune ata te dy I kishin pritur!

Ah c na beri gjemen ai portali jugunews dhe ai dreq termeti ! Mire vijojme -tha Vava !

Psomi Kafshata?!,-po mirrte mungesat Vava.

Lepe, ketu, – u pergjigj drejtuesi I konviktit te Gjirongastres, Psomi Kafshata!

Birbo Safiri,-vijonte apelin Vava Si urdheron, ketu, – u pergjigj drejtuesi I institucionit te sigurimeve te shokeve , i cili e kishte dhe mbiemrin Safiri ashtu si diamanti! Birbo Safiri pyeta ke ardhe apo jo, -tha Vava, – nuk te pyeta ne je gatitu qe me thua si urdheron, se e di qe jeni te gjithe gatitu ketu, -tha Vava

Si urdheron, -u pergjigj si Birbo Safiri si dhe te gjithe korbat e tjere njekohesisht, sapo degjuan prej Vaves fjalen gatitu! Gamisu o Taqis-thirri serish Vava

Edho-u pergjigj Gamisu o Taqis, drejtuesi I gjirizave te kanaleve kulluese!

Idlir Ymeri,- vazhdoi apelin Vava Idlir Ymeri, – prape Vava Erdha erdha, -therriti Idlir Ymeri, -me falni per vonesen, tha serish Idliri, drejtuesi i perkujdesit shendetesor te shokeve! Ulu Idlir ulu, – i tha Vava.

Degjoni, -vijoi Vava , – teksa mbaroi apelin e te gjitheve korbave,- piket na kane rene pertoke te gjitheve nga cfare na ndodhi me termetin! Dua qe, qe ketej e tutje te jeni te kujdesshem se do te na perzene me ceremoni pas 7 muajve kur te vijne ato zgjedhjet dhe nuk do beni fjale me kend si dhe cdo fjale qe do te degjoni do t ia thoni vetem Babazotit. Si dhe medoemos duhet te gjejme nje zgjidhje patjeter qe te mos dukemi keta qe jemi, por ata qe s jemi edhe pse jemi keta qe jemi, – tha Vava me nje ze te brishte, te zbehte dhe I mbuluar I gjithi nga djerse te ftohta !

Vavakatabra vavakatabra, -degjohej zeri I babazotit qe psallmonte per te larguar syrin e keq ! Nderkohe duke pare drobitjen e Vaves, Idlir Ymeri si drejtuesi I kujdesit shendetsor te shokeve, I futi Vaves nje adalat nen gjuhe ! Ndersa Gamisu o Taqis, kishte lagur nje pecete ne gjirizet e kanaleve te tij kulluese dhe po ia shtrydhte Vaves mbi balle, te cilin e kishin mbuluar djerset e ftohta! Po natyrisht dhe Psomi Kafshata si drejtues I konvikit ne Gjirongaster , duke pare gjendjen ku ishte katandisur Vava, kishte sjelle me vete tre konviktore te cilat po I benin nje masazh supeve dhe qafes te Vaves, te cilat I ishin mpire prej stresit dhe turpit te gjemes se termetit! Dhe rreth ketij sfondi mes Vaves dhe korbave , degjohej zeri I babazotit I cili vazhdonte te digjte thimja dhe te thoshte, – Vavakatabra, Vavakatabra, larg syri keq, larg syri I keq.

Duhet te gjejme nje zgjidhje qe mos te behemi me turp ne zgjedhje, -therriste Vava ,-te mos shfaqemi keta qe jemi, vijonte ai, – pershembull turtujt te behen dallendyshe , jo turtuj sic jane, dashellendyshe pra Thoma, ku jane dallendyshet ku jane, ku dallendyshet Thoma? ,- pyeste Vava.

Nuk ka Vava, – u pergjigj Idlir Ymeri, -ka kohe qe nuk vine me ketu, -ka kohe qe po shkojne te PD-ja dhe te PS-ja dallendyshet, – vijonte Idliri, – ketu kane ngelur vetem turtujt, por dhe ata po rriten dhe po behen mellenja, – mbylli plot trisht, fjalen e tij Idlir Ymeri!

O Theos, o zot, -tha Vava teksa konviktoret e Psomi Kafshates po I masazhonin qafen, -po duhet te gjejme nje zgjidhje per zgjedhjet, vazhdoi Vava,- duhet medoemos, mire per turtujt s bejme dot gje, po te pakten per korbat duhet patjeter te bejme diçka per te mos u dukur ata qe jane, -po thoshte Vava!

Signomi, – u degjua te fliste Gamisu o Taqis, -po sikur vijoi ai, qe korbérit per te mos u dukur keta dhe ata qe jane, tu therrasim pellonj, – tha Gamisu o Taqis I cili ne fakt donte te thoshte pallua, por theksi I tij helen e beri te thoshte jo pallua, por pellua! Vava cakerdisi syte dhe briti.

O panajaja mu , o Zot c me gjeti mua me ju, pellonj thote ky, manaaaaaa muuuuuuuu , c me gjeti mua me ju o pellonjer , -vijonte te bertiste plot kuje Vava, teksa Idlir Ymeri I futi adalatin e dyte poshte gjuhes!

Gamisu re Taqiiiiiis,- iu drejtua Vava Taqit- qe s ju kam per gje nuk ju kam, – po brinte Vava, – dhe ti Birbo Safiri ,- iu drejtua Vava Birbo Safirit drejtuesit te institucionit te sigurimit te shokeve, -se mos e sigurosh fjalen pellua dhe na e certifikon , se na morri historia dhe do na rrokullisin te gjitheve nga sokaku I te marreve dhe do te perfundojme po te gjithe meteposhte aty ne kolektorin e ujerave te llaguara- mbylli fjalen e tij Vava , plot kujé e plot vaj!

Vavakatabra ,Vavakatabra, -vazhdonte ende Babazoti duke djegur thimja! Larg syri keq, larg syri keq! Vavakatabra Vavakatabra!

STEKA E VJETER!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ