Banori i Këlcyrës, i “thyen” hundët Ramës, ky i fundit e pyet për hashashin

3

Kryeministri Rama është ndalur mesditën e sotme në Këlcyrë, ku ka qenë pranë fermerëve të Sukës duke dëgjuar problemet e banorëve të zonës, që ishin të lidhura kryesisht me tokën. Rama nuk ka kursyer batutat me fermerët nisur nga superaksioni kundër kanabisit që është shtrirë në gjithë vendin, Rama e përmendi hashashin në këtë takim.
Dialogu:
Fermeri Kadri Goxho
: Në 25 vite ky është takimi i parë që bëhet dhe e konsiderojmë takim gju në gju me popullin. Për këtë hallall ju qoftë pasi fjalët që ne themi, i themi siç dimë, por edhe ngatërrohemi e rregullon ti atë punë, po të them ti e jo ju sepse barra më e madhe e popullit është mbi ty mbi qeverinë, peshën kryesor e ke ti. Ne kur u nda toka, me 7501, këshillat popullore morën udhëzim dhe na thanë “do ndahet toka me 7501”, një plak tha, o djem meqë do e ndani ndajeni por kush ka ndonjë tokë babai le ta marrë, jo thanë ata se do e ndajmë. Iu morën aktet e pronësisë. Në katër vitet e para të kapitalizmit lindën disa idera por kadastra nuk erdhi të thotë se sa tokë ka secili dhe artificialisht morën tokat e babait por ka edhe nga ata që nuk kanë fare tokë, para 4 vjetësh u bë azhornimi i tokës por tek ne nuk u bë një gjë e tillë. Ne nuk kemi tapi as për shtëpitë sepse nuk u bë azhornimi. Ka mosvullnet të qeverisë, jemi ankuar sa dosjet e Podgoranit janë kthyer pilaf në gjykatën e Përmetit ndërkohë që duhet një thes me lekë e dollar për ti fituar. Ka konflikte, mërira, zënie, ne e kemi ngritur zërin, por na gënjejnë. Një fjalë e jotja sot zgjidh një problem shumë të madh për fshatin tonë që të kopsiten dokumentat.
Problemi i dytë, për vaditjen në tokë, por duam titujt e pronësisë.
Problemi i tretë, Kemi një urë të bërë para 6-7 vjetësh dhe ajo na u rrezikua, duam që të riparohet me një shpenzim minimal dhe nëse nuk ndërhyhet tani ti do e shikosh në Facebook ku do ta hedhim dhe kur ta shohësh do thuash wow.
Rama: Si jeni me hashashin në fshat
Qytetari: Më kape mat me një lëvizje, unë nuk kam mundësi të kërkoj hashash. Pyet më mirë moshën e re, unë të shoh e dëgjoj
Rama: Në TV i shoh, por ti a ke parë gjë
Qytetari: Jo, unë skam parë, me duar përpjetë
Rama: Jo, mu duke në formë se thonë se ajo të mban në formë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ