Eni Çobani ka kërcënuar gazetarin Telnis Skuqi?!

14639652_835276093275816_3500208762233575097_n

Gazetari Telnis Skuqi, pretendon se është kërcënuar me jetë nga Eni Cobani, avokatja e njohur e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare në TV Klan. Në një postim në rrjetin social Facebook, Skuqi, akuzon direkt avokaten e njohur, se e ka telefonuar dhe kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij. Kjo për shkak se Skuqi një ditë më parë, ka akuzuar Cobanin se ka favorizuar denoncuesen e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër Guximtar Boci.

Jugunews, ka siguruar tabulatin e thirrjes marrëse në telefonin celular të Skuqit, nga një numër që për gazetarin investigativ Skuqi, pretendohet se është telefonuar nga Eni Cobani. Telefonata sipas tabulatit, është rregjistruar në orën 15:39 minuta të ditës së sotme dhe ka zgjatur 1 min e 18 sekonda. Më poshtë reagimi i plotë i Telnis Skuqit në rrjetin e tij social Facebook.

GUXIMI I TEPERUAR I ENI COBANI 
Nga Telnis Skuqi 
Nuk e di se si e gjeti numrin tim personal, Eni (Cobani), per kete fakt nuk merakosem shume, por me cuditi guximi i saj, madje thashe me vete “Ku e ka mesuar kete zanat, qe guxon të telefonoj nje gazetar dhe e kercenon hapur se do ta zhduk ate dhe familjen e tij”.
Eja gjeje kete guxim Enit, mos te mesoj Saimiri i Puneve te Brendshme?!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ