Më pak studentë këtë vit në Universitetin e Gjirokastrës

3

Universiteti “Eqrem Cabej”, përjeton ditët e tij më të vështira të egzistencës. Më pak se 1/3 e kuotave të deleguara nga Ministria e Arsimit, janë plotësuar cka do të thotë ulje e ndjeshme e frekuencës së universitetit të vetëm publik në jug të vendit. Nga 1150 kuota që pati deleguar ministria e linjës, vetëm 350 studentë janë rregjistruar për këtë vit të ri akademik larg pritshmërive të vetë rektoratit apo dhe stafit pedagogjik të këtij universiteti. Sipas zv rektorit Jani Dine, pritshmëritë kanë qenë të shumta për këtë vit, por kërkesat për të ndjekur studimet Bachelor kanë qenë tej parashikimeve, vetëm 350, ndërkohë që për programet Master dhe Doktoraturë, janë rregjistruar 215 studentë. Kërkesat më të shumta për të ndjekur studimet e larta në Universitetin e Gjirokastrës, kanë qenë degët Histori-Gjeografi, Infermieri, Kontabilitet-Financë, Teknologji Informacioni, ndërkohë që degë të tilla si Matematikë-Fizikë, Histori e Gjuhë Italiane, Histori e Gjuhë Greke, Turizëm, Administrim Publik, kanë numrin më të ulët të kërkesave dhe rrjedhimisht këto degë, rrezikojnë mbylljen.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ