JOQ: PD sot fiton zgjedhjet në bazë të votave virtuale

3

Faqja me më tepër ndjekës Jeta Osh Qejf, po teston perceptimin e zgjedhësve shqiptarë, karshi krerëve të partive kryesore politike. Faqja me më shumë ndjekës në Shqipëri dhe e cila është mjaft e popullarizuar, ka shkaktuar një garë mjaft interesante mes tre partive kryesore në vend PS, PD dhe LSI. Sondimi kryhet përmes klikimit online njësoj si kompanitë amerikane të sondimit virtual kryen mes kandidatëve për president Clinton dhe Trump. Në fakt, në SHBA, kjo formë testimi rezultoi të ishte reale në favor të Trump, ndërkohë që deri më tani, testimi për kë do të votojnë në këto momente qytetarët shqiptarë, rezulton në favor të opozitës shqiptare e konkretisht PD. Në vend të dytë me një diferencë shumë të madhe, renditet PS e Edi Ramës dhe pas tij LSI e Ilir Metës.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ