Tepelenë: Taulanti 30 vjecar i lidhur me zinxhirë

Ky është Taulanti 30 vjecar. Ai jeton në fshatin Luftinjë në rrethin e Tepelenës në një dhomë që i përngjan më tepër një burgu me përmasa 1.5 me 2 metër dhe me dritare me hekura cka për familjarët e tij, është hapësira ku duhet të qëndrojë në kushtet e sëmundjes që përjeton që kur ka lindur. Ai nuk dëgjon, vecse shikon, nuk shijon asnjë ushqim vecse konsumon dhe më keq akoma, përbën rrezik për bashkëmoshatarët e vet apo dhe për banorët e fshatit. Drama që përjetojnë familjarët, është mjaft e madhe. Familja Sinademi, jeton me 12 mijë lek të ardhura mujore që sigurohen nga pensioni që i është lidhur Taulantit dhe nga pensioni i parakohshëm i të zonjës së shtëpisë. Kryefamiljari Avdulla Sinademi, është personi që prej 30 vitesh, përkujdeset cdo ditë, orë dhe minutë për të birin e tij fatkeq. Kjo pasi e shoqja e tij prej lindjes së Taulantit, ka fituar edhe ajo një sëmundje të pashërueshme. Kalvari i vuajtjeve për këtë familje, është i gjatë dhe pa mbarim. Me ato pak të holla që sigurojnë, katër pjestarët e familjes, nuk shtyjnë dot muajin dhe rjedhimisht, banorët e fshatit, i ndihmojnë nga pak me ushqime. Kjo edhe nga frika pasi në të kundërt, djali i sëmurë, zbret në fshat, can izolimin e vendosur nga prindërit dhe shndërrohet në kërcënim real për jetët e banorëve të zonës. Mjaft herë prindërit e Taulantit, kanë përdorur metoda të ndryshme rrethanore duke e lidhur me zinxhirë, për të rikthyer në izolim, birin e tyre. Megjithatë, episodet, fatmirësisht, nuk janë shoqëruar me pasoja tek banorët. Vetë prindërit e Taulantit, e shikojnë të rrezikshëm qëndrimin mes njerëzve të birit të tyre, pasi shpreh tendenca të hapura agresive. Për këtë, ata e kanë lidhur me zinxhirë dhe kjo për të siguruar qëndrueshmëri dhe për të mos përbërë rrezik për fshatarët e tjerë të zonës.

lajme_1 lajme_2

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ