Interes në rritje për një zanat në “Thoma Papapano”

Interes në rritje të të rinjve për t’u arsimuar në Shkollën e Mesme Profesionale “Thoma Papapano”. Në krahasim me vitin e kaluar, këtë sezon të ri shkollor, numri i të rinjve që janë afruar në shkollën e mesme profesionale në jug të vendit, është rritur 20% në krahasim me një vit më parë. Drejtoresha e kësaj shkolle Renata Puleri, shprehet për Jugunews.net se afrimi i nxënësve të rinj në vit të pare, ka pasur si element kryesor edhe rritjen e kapaciteteve mësimore si dhe investimet që janë kryer këtë vit të ri arsimor nëpër kabinete. Sipas Pulerit, vetëm muajt e fundt, janë ngritur katër kabinete të rinj si ai i shërbimit të transportit, hidraulik, fizik dhe vizatim teknik. Investimet janë kryer nga ana e Ministrisë së Cështjeve Sociale me qëllim rritjen e interesit të të rinjve për të mësuar një zanat të ri. Shkolla e Mesme Profesionale “Thoma Papapano, ka sot në gjirin e vet mbi 230 nxënës në të tre ciklet. Gjeografia e nxënësve që mësojnë në këtë shkollë, përvec rretheve të Qarkut të Gjirokastrës, përfshin edhe nxënës nga Saranda, Delvina e Konispoli.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ