Të rinjtë e FRESSH Gjirokastër zgjedhin Anesti Basharin kryetar

Zgjedhjet për kreun e ri të FRESSH Gjirokastër, kanë përfunduar dje me fitoren e Anest Basharit. Ky i fundit, ka qenë në garë me tre kandidatë të tjerë përkatësisht me Eni Cucin, Kreshnik Babameton dhe Endri Banushin. Gara ka qenë e fortë mes Endri Banushit dhe Anest Basharit ku Bashari ka fituar me dy vota diferencë. Procesi zgjedhor mes kandidatëve, ka qenë i monitoruar nga krerët e FRESSH në qendër ku vetë Eljo Hyska ka qenë i pranishëm përgjatë mesditës së djeshme deri s aka përfunduar procesi zgjedhor. Kryetari i ri i FRESSH Gjirokastër Anest Bashari, është ekonomist tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ