Restaurohet Hamami, shpëtojnë nënë e bijë nga rrëzimi i catisë

Hamami i famshëm i Gjirokastrës si vlerë monumentale, ka përfunduar nga rikonstruksioni i plotë i tij. Ndërhyrja ka qenë emergjente dhe si punë e fundit, ishte mbulimi i catisë. Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Albert Kasi, nërhyrja konsistoi në restaurim total të catisë së ambjentit kryesor të banesës. Fillimisht është ndërhyrë në ambjentet ndihmëse dhe pjesët integrale të tij që vlerësohet si monument kulture i kategorisë së parë. Ndërhyrja konsistoi fillimisht në odën e vogël të kësaj banese dhe hajatin. Çatia dhe tavani i odës kanë qenë në gjendje të degraduar ndërsa sot ajo është krejtësisht ndryshe. Në këtë ambjent pothuajse të vetëm banimi, jeton një grua e moshuar me të bijën e saj, të dyja në gjendje të mjerë dhe jetojnë me një pension minimal dhe kryesisht me ndihma. Hamami i famshëm, ndodhet pranë një tjetër monumenti të kulturës, tek “Shtatë Kronjtë” dhe janë të frekuentueshme nga vizitorët e huaj, pasi janë tërheqëse nga stili orjental që ato paraqesin.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ