Basha në ditëlindjen e PD-së: Eshtë radha ime, që partia të hapet

3

Partia Demokratike ka festuar sot 26­vjetorin e krijimit të saj. Kreu i saj, Lulzim Basha teksa veçoi Azem Hajdarin, Sali Berishën dhe Gramoz Pashkon si kontribues të mëdhenj të kësaj partie, shtoi se Partia Demokratike “u solli shqiptarëve më shumë liri dhe demokraci i afroi ata më shumë me Evropën”.

Kreu i PD tha se kjo forcë do të kthehet në një strukturë partiake perëndimore, duke paralajmëruar madje edhe se do të shkurtohet koha e mandatit të kryetarit në 2 vite.

“Çfarë do që kemi bërë mirë nuk fsheh ato që kemi bërë gabim. Shqipëria e vitit 1990 dhe ajo e 2016, janë larg njëra­tjetrës, por afër. 26 vite më vonë, e kam fjalë për kalbëzimin. 26 vite më vonë, Shqipëria është përsëri në fundin e një politike të kalbëzuar dhe që ka në thelb interesat politike, ekonomike dhe kriminale në krye të pushtetit. Ka korrupsionin sistem, drogën, sundimin, blerjen e votës. Ky është moçali, ky është kalbëzimi që u nxin jetën çdo shqiptari që u vret shpresën dhe i shtyn përsëri për në arrati njësoj si para 26 vitesh. Ortakëria mes politikanëve dhe klientëve të partisë ka shkatërruar çdo mundësi për ekonomi të lirë të tregut. Ortakëria mes politikanëve dhe medias e shoqërisë civile ka dobësuar mekanizmat e kontrollit ndaj qeverisë. Etja për të marrë pushtetin me çdo kush ka sjellë kriminelët në majat e pushtetit. Njerëzit e thjeshtë sot janë të tradhtuar në varfëri. Sfida jonë më e madhe është kthimi i besimit të njerëzve tek politika. Me këtë barrë të rëndë jemi mbledhur sot në këtë përvjetor. Parti të mëdha janë ato që kuptojnë të përballen me sfidat e popujve të tyre. Sot ndeshemi në një moment të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. PD ka kurajën të përballet me këtë sfidë. Ne duhet të jemi partia e mundësive për të gjithë”, tha Basha. Teksa ndau diçka edhe nga adoleshenca e tij, kur u krijua PD. “Unë isha 17 vjeç kur lindi PD-­ja, sot jam kryetar i saj. Ndihem thellësisht i privilegjuar përpara kësaj. PD kuptoi rëndësinë e hapjes së saj ndaj njerëzve dhe vlerave që ata sjellin. Hapja sjell fryte dhe liria sjell mundësi. Tani është radha ime që jo vetëm të PD të hapet por të kontribuoj që ajo të jetë përherë e lirë. PDSH lindi e madhe prej rrethanave, qëndroi e madhe për hir të punëve të mira, do bëhet edhe më e madhe prej hapjes dhe ndryshimit të saj”, tha Basha.

Fjalen lideri i opozites e ka mbyllur me një deklaratë të presidentit të zgjedhur të SHBA-­ve, Donald Trump. “Vërtetë po jetojmë në kohë ndryshimesh të mëdha. Skenari nuk është shkruar ende. Por për herë të parë e dimë se skenari do shkruhet prej jush”, tha Basha./ Opinion.al

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ