Luftëtari ndalet në Tiranë, por ruan vendin e pestë

Luftëtari është ndalur në javën e tetë të Fazës së Dytë të Superligës, në transfertën e vështirë të Tiranës. Pas dy fitoreve të fundit që e përforcuan ekipin gjirokastrit në pesë ekipet më të mira të vendit me 21 pikë, sot gjirokastritët kanë pësuar humbjen e parë për këtë fazë të dytë në takimin e parafundit të Superligës. Luftëtari ndonëse ka krijuar raste të pastërta shënimi në të dy pjesët e lojës, nuk ka mundur dot t’i konretizojë me gola. Ndërkaq ekipi nga kryeqyteti, ka qenë i motivuar për të fituar në fushën e vet. Luftëtari ka pësuar golin e parë në fund të pjesës së parë pas një goditje prenda zonës nga Taku. Ekipi i Tiranës, ka shkuar i qetë në dhomat e zhveshjes për t’u përgatitur për 45 miutat e dyta. Loja e Luftëtarit ka qenë e organizuar në mesfushë, por e pakonkretizuar në repartin e sulmit. Luftëtari e ka kërkuar me ngulm barazimin por nuk ka mundur dot. Ndërkaq Tirana, ka qenë agresive dhe e mirëorganizuar në veprime cka e konkretizoi edhe me një gol tjetër të shënuar në minutën e 60, por që u anulua nga anësori për pozicion të parregullt. Megjithatë tiranasit kanë vazhduar epërsinë në mesfushë dhe në minutën e 77, Merville shënon golin e dytë për Tiranën duke i dhënë goditje shpresave të Luftëtarit për një barazim të mundshëm në transfertë. Ndonëse ka humbur, Luftëtari ruan sërish vendin e pestë në renditjen e klasifikimit të Superligës me 21 pikë ndjekur nga Vllaznia me 1 pikë më pak. Të mërkurën e ardhshme, Luftëtari do të presë në Gjirokastër, Kukësin i cili shpallet rrjedhimisht kampion i dimrit me fitoren e sotme ndaj Skënderbeut.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ