Gjermania në shock, kamioni shtyp 9 persona dhe mbi 50 të lënduar

Të paktën 9 persona humbën jetën kur një kamion u vërsul drejt një tregu krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman të Berlinit. Policia vendase tha se mbi 50 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në incidentin që po konsiderohet si një sulm terrorist nga autoritetet, të cilat dhanë alarmin për këtë. Video të publikuara online nga vizitorët e tregut shfaqin kamionin e ndaluar mes tezgave dhe një vazhdë shkatërrimi pas tij. Zëdhënës të policisë gjermane thanë se po kërkojnë drejtuesin e mjetit, i cili konsiderohet në arrati. Incidenti ndodhi në zonën Breitscheidplatz në kryeqytetin gjerman, zonë tashmë e rrethuar dhe e izoluar nga policia, e cila është treguar shumë e kursyer me detajet. Situata është ende e paqartë, ndërsa me dhjetëra makina policie dhe ambulanca janë në vendngjarje.
SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ