Zjarr në Teqenë e Zallit, zjarrëfikësit shmangin tragjedinë

Një zjarr aksidental, ka rënë mëngjesin e sotëm, në Teqenë e Zallit në Gjirokastër në lagjen Zinxhira. Forcat zjarrëfikëse, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilat kanë luftuar me flakët që të mos përparonin në pjesët e tjera të godinës tre katëshe të teqesë. Sipas shefit të zjarrëfikësve të Gjirokastrës Kujtim Bizhga, bëhet fjalë për një zjarr që ka ardhur si pasojë e dëmtimit të oxhakut në kulmin e tij në majë të catisë. Në momentin e rënies së zjarrit, është njoftuar Reparti Zjarrëfikës ku ka bërë rrethimin e zonës dhe eleminimin e flakëve të zjarrit në pjesë të tjera të catisë. Përvecse dëme në materiale, nuk janë shënuar të lënduar. Në momentin e rënies së zjarrit, në objektin e kultit, ndodheshin disa besimtarë ndërkohë që ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfikësve, ka shmangur një tragjedi pasojat e të cilës do të ishin alarmante.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ