Pranga taksistit sarandiot, tentoi të kalonte dy sirianë ne Shqipëri

3

Kalimi i dy sirianëve nga Greqia për në Shqipëri, ka rezultuar i dështuar. Personi që tentoi të realizonte kalimin e tyre në territorin shqiptar, është arrestuar në flagrancë nga autoritetet policore. Burimet zyrtare, konfirmojnë lajmin në fjalë duke shtuar se ai është një taksist me emrin Petrit Beqiraj 51 vjec nga Saranda. Ky i fundit, pati udhëtuar nga Saranda në drejtim të Kakavijes një ditë më parë, me qëllim, kalimin e disa sirianëve nga Greqia në Shqipëri, por në fund, mundi vetëm dy prej tyre t’i kalonte. Ndërkohë edhe ata nuk mundi dot t’i përcillte drejt Sarandës sipas itinerarit të përcaktuar më parë. Policia e Gjirokastrës, e ka ndaluar rrugëtimin e Beqirit teksa udhëtonte së bashku me sirianët në aksin nacional Kakavije-Delvinë me automjetin e tij Mercedez-Benz taksi me targa AC 485 T. Shuma që sirianët kanë paguar kundrejt taksistit, ka qenë diku tek 250 euro për secilin. Ndaj Beqirit, rëndon vepra penale e dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, ndërkohë që dy sirianët, janë deportuar tek autoritetet helene. Ky është rasti i 32 për këtë vit, që Policia e Gjirokastrës dhe ajo Kufitare, kapin persona që suportojnë trafikun klandestin nga Greqia, në drejtim të Shqipërisë, me qëllime fitimi.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ