Arroganca dhe fudulluku qe vret per nje pike uje! Një thirrje e opozitës drejtuar Bashkisë Gjirokastër që nuk u vlerësua. Injorimi qe kushtoi sa një jetë njeriu

3

Sot, në mëngjesin e datës 8 dhjetor, duke pare qe qytetaret e Gjirokastres dhe rrethinave ishin prej ditesh pa uje ne cezmat e tyre per shkak te ngricave apo edhe per shkak te anomalive ne rrjet, kryetari i PD dega Gjirokaster z.Roland Bejko ne faqen e tij ne facebook i beri thirrje Bashkise dhe Ndermarjes se Ujesjellesit qe te shperndanin uje falas per qytetaret me autobote apo me zjarrefikse. Por nga informacionet qe kemi, kjo thirrje u injerua si gjithmone. Arsyet se pse Bashkia nuk eshte prane qytetareve ne keto dite te veshtira le ti vleresojne vet qytetaret qe i kane dhene voten.

Por kur mendon se per mungesen e ujit te pijshem prej tre ditesh ne shtepine e tij qytetari Vasil Kaci humbi jeten ne tentative per te nxehur tubat e ngrire, mbushesh me trishtim dhe me revolte njeheresh.

Me trishtim, sepse per asgje, nje qytetar largohet nga kjo jete, nga familja dhe te afermit e tij ne menyren me tragjike.

Me revolte, sepse indiferenca e pushtetit ndaj vuajtjeve te qytetareve eshte alarmante. Te dielen, ne keto kushte te veshtira atmosferike, Bashkia dhe ndermarja e ujesjellesit, zjarrefikesit, ndermarrjet e mirembajtjes se rrugeve, Qarku, administratoret e qendrave administrative, nuk duhet ta benin pushim. Sot ata duhet te shperndanin uje per qytetaret ne cdo lagje, ne cdo rrugice, ne cdo pallat, ne cdo fshat. Ky eshte pushteti prane qytetareve, kjo eshte dashuri per qytetaret zonja Kryetare e Bashkise, dhe jo denglat e fjalet e bukura ne televizion duke akuzar opoziten si destruktive sa here dhe gjithmone qe ajo te jep nje alternative,sa here dhe gjithmone qe ajo te ben verrejtje, te fton te mos shkelesh ligjet, te nxit te jeshe ne krye te detyres. Por si gjithmone,sa her dhe gjithmone kur dikush nuk eshte dakord me ty, ti reagon me arrogance dhe dhune verbale, dhe ja pasojat. Por, si nga here, viktima te arogances, paaftesise dhe korrupsionit me pushtetin, jane qytetaret e pafajshem, te dobetit e shoqerise, te pambrojturit, ata, te pafjalet.

Sot ti nuk ishe ne krye te detyres zonja Kryetare e Bashkise  dhe sot ti duhet te ndihesh baren e fajit ne ndergjegje per humbjen e jetes se qytetarit Vasil Kaci.

Sepse ku i dihet, nese sot prane shtepise se qytetarit Vasil Kaci ju do te kishit cuar nje autobot me uje, ndoshta i ndjeri nuk do te kishte hipur mbi tarace nga ku do largohej pergjithmone nga kjo jete, pa kthim.

Redaksia e Jugunews gjen rastin ti shprehe ngushellimet me te thella familjes Kaci per humbjen e njeriut te tyre te dashur dhe i ben edhe njehere thirrje Kryetares se Bashkise Gjirokaster te nxjerre urgjentisht autobotet me uje ne sherbim te qytetareve si dhe te hedhe kripe ne te gjitha rruget e ngrira te rrjetit te brendshem dhe te jashtem te Bashkise.

Me poshte gjeni thirrjen qe PD Gjirokaster i ka drejtuar Bashkise me daten 08/01/2017

“Thirrje Bashkisë Gjirokastër

Për shkak të temperaturave nën zero, apo edhe për shkak të defekteve në linja, qytetarët e Gjirokastrës, Lazaratit dhe qendrave të tjera administratve po vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre dhe në biznese. Madje ka lagje si Dunavati, Manalati, Cfaka, Zinxhira et, ku qysh prej tri ditësh qytetarët nuk e shikojnë ujin me sy.

I bëjmë thirrje Bashkisë Gjirokastër dhe Ndërmarrjes së Ujësiellësit të vendosin bote dhe mjetet e zjarrëfikësve në dispozicion të qytetarëve për furnizimin me ujë dhe të hedhin kripë në rrugët e ngrira të qytetit dhe të fshatrave.”

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ