LSI në sulm, Tavo shkarkon juristin e Hipotekës, kreun e PS Lunxhëri

3

Tronditet sërish Hipoteka në Gjirokastër. Tavo shkarkon kreun e PS së Lunxhërisë, nga posti i juristit në Hipotekën e Gjirokastrës. Nertil Nebiaj, juristi në ZRPP, është shkarkuar mëngjesin e sotëm, me urdhër të kryerregjistruesit të ZRPP Ilirian Muho. Lajmi bëhet i ditur nga ZRPP në Gjirokastër e cila ka konfirmuar urdhërin e mbërritur mesditën e sotme të firmosur dhe vulosur prej Muhos që mban këtë post si përfaqësues i LSI. Nuk dihen se cilat kanë qenë arsyet e këtij shkarkimi, por dorë në këtë shkarkim, ka deputeti i LSI Vangjel Tavo së bashku me një drejtor të LSI në Gjirokastër. I pyetur nga Jugunews.net Nertil Nebiaj, juristi deri më sot i Hipotekës, nuk e ka mohuar shkarkimin e tij nga puna. Ajo cka dekonspiroi lëvizjen e Tavos dhe LSI në këtë sulm të radhës së tij ndaj PS dhe përfaqësuesve të saj, është se po sot, ende pa ardhur urdhëri i shkarkimit, në dyert e Hipotekës, u paraqit zëvendësuesi i tij, i cili njihet si person i besuar i Tavos. Nertil Nebiaj, me profesion jurist, ka qenë vlerësuar nga auditet e ndërmarra periodikisht në këtë drejtori nga ana e ZRPP apo dhe KLSH cka hidhen poshtë pretendimet për shkelje të mundshme. Disa muaj më parë, financieri i Hipotekës Martin Gorrici po nga PS, u shkarkua nga LSI. Përplasja në bazë mes PS dhe LSI, sapo ka filluar.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ