Kapet 30 vjecari tiranas me 500 gram marijuanë në Kakavije

Policia Kufitare e Kakavijes, godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Burime policore, kanë bërë të ditur se mesditën e të premtes në Pikën Kufitare të Kakavijes,  punonjësit kanë zbuluar në vijën e dytë kufitare, 500 gram kanabis në bordin e një furgoni me targa greke HKN3943 që përdorej për transport udhëtarësh. Automjeti tip Mercedez-Benz pasi ka mbarur procedurat e vulave dalëse nga territori shqiptar, ka kaluar në vijën e dytë kufitare ku i është nënshtruar një kontrolli të rreptë fizik. Gjatë kontrollit të ushtruar lënda narkotike, është zbuluar në valixhen e Ervini Samara, i cili ishte pasagjer. Sasia narkotike, ka qenë e ndarë në tre pako me peshë totale 500 gram. Vetë poseduesi i lëndës narkotike, nuk ka mohuar dhe as kundërshtuar veprimin e policisë në zbulimin e lëndës narkotike. 30 vjecari me banim në Tiranë, ishte duke udhëtuar në drejtim të Athinës dhe kishte paguar rrugën në kryeqytet 30 euro. Ai është arrestuar menjëherë, ndërkohë që lënda narkotike, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale e më pas është dërguar për në Tiranë prej autoriteteve policore, pasi cështja i kaloi për shqyrtim, Prokurorisë për Krime të Rënda. Ndaj Samarasit, rëndon vepra penale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ