A po bën evazion fiskal administratori i Luftëtarit me pagesat e lojtarëve?

3

Shumica e lojtarëve të Luftëtarit, pagesën e tërheqin dorazi dhe kjo përbën evazion të pastër fiskal në dëm të shtetit. Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë, atëherë administratori i KF Luftëtari, për të shmangur taksat mbi pagën dhe detyrime të tjera që rrjedhin sipas legjislacionit tatimor të Republikës së Shqipërisë, shmang pagesën e lojtarëve përmes sistemit bankar cka përbën shkelje të rëndë ligjore dhe evazion fiskal. Jugunews.net ka siguruar një kopje të kontratës që është lidhur mes një lojtari të Luftëtarit dhe Shoqërisë KF Luftëtari ligjërisht e përfaqësuar nga administratori Grigor Tavo. Mes shumë pikave të kontratës që është lidhur mes dy palëve, vërrehet pagesa mujore e lojtarit në shumën 30 mijë lek, ekuivalente sa e një sanitareje ose më saktësisht, paga më e ulët që jepet në Shqipëri. Ndërsa realisht pagesat e lojtarëve të Luftëtarit, janë gati pesë herë më e larta sesa vlera e përmendur në kontratë. Lojtarë të cilët sot mbrojnë fanellën e Luftëtarit, kanë deklaruar se pagesat asnjëherë nuk i kanë tërhequr përmes bankës por vetëm dorazi, cka nëse është e vërtetë, mund të quhet një skandal i përmasave të mëdha dhe vec kësaj, organet ligjzbatuese, duhet të veprojnë ndaj këtij fenomeni të padëgjuar më parë. Vetë lojtarët kanë pohuar, se përvecse një pagese përmes bankës nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës me vlerën e gati 73.000 lekëve që ishin në formën e trajtimit ushqimor, asnjë pagesë tjetër nuk kalon përmes bankës përvecse dorazi me bordero. Jugunews.net fton administratorin e Shoqërisë KF Luftëtari, të demonstrojë listpagesat përmes bankës të të gjithë lojtarëve dhe kjo në kuadër të transparencës, në të kundërt, përtej cdo lloj dyshimi të ngritur nga Jugunews.net instrumentet ligjzbatuese duhet të vihen në lëvizje.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ