Identifikohet dhe arrestohet grabitësi i fondacionit në Tepelenë, një ditë më parë

Zbulohet njëri prej grabitësve të fondacionit që ra pre e vjedhjes një ditë më parë në qytetin e Tepelenës. Ai është Paris Preza 23 vjec banor në Sukth të Durrësit. Kanë qenë specialistët e seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë në Tepelenë, ata që prangosën 23 vjecarin teksa u zbulua pas pamjeve të servirura nga kamerat e sigurisë së fondacionit. Vec kësaj, i riu, kishte lënë gjurmë edhe në vendngjarje, cka ishte e lehtë përmes provave shkencore, që ai të identifikohej dhe të përputheshin gjurmët e gishtrinjve të tij në objektet që ishin prekur nga vetë Preza. Në cilësinë e provës materiale, të riut i’u gjetën objektet e grabitura si dy kompjuterat së bashku me monitorët, makina e fotokopjes, gjeneratori, si dhe dy bateri UPS kompjuteri. Materialet i kaluan organit të akuzës në Gjirokastër për veprime të mëtejshme, ndërkohë ndaj Prezës, rëndon vepra penale e vjedhjes. Policia, është vënë në kërkim edhe të një personi tjetër bashkëpunëtor në vjedhjen e djeshme tëndodhur në rrugën “Ali Pasha” në qytetin e Tepelenës.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ