Aksident automobilistik ne Ujin e Ftohtë, plagoset rëndë pasagjeri

Aksi Tepelenë-Gjirokastër, përgjaket sërish. Një aksident automobilistik i ndodhur në afërsi të Parkut Natyror të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, ka shkaktuar lëndimin e një pasagjeri që ndodhej në bordin e automjetit Opel me targa AA557IV. Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm ndërkohë që Policia Rrugore, ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e tij. Automjeti në fjalë, me drejtues D.S. ka rrëshkitur përballë pjesës hyrëse të stabilimentit të amballazhimit të ujit të pijshëm “Tepelena”. Terreni i rrëshkitshëm shtufor para një kthese, ka qenë shkaku i aksidentit. Automjeti ka qenë me shpejtësi 80 km në orë në momentin e aksidentit kanë thënë burime nga grupi hetimor dhe për pasojë, mjeti është përplasur ne pjesën perëndimore të bordurës së rrugës. Përplasja, ka qenë e fortë aq sa ka shkaktuar trauma dhe plagë të rënda në kokë, Astrit Selmanit banor i Gjirokastrës, i cili ndodhej në bordin e mjetit. Menjëherë i aksidentuari, është transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe pas tre orësh, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, përmes helikopterit. Aksidenti i sotëm e con në tre numrin e aksidenteve të ndodhura këtë vit në Gjirokastër por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ