Pranga Dervishit për mitdhënie ndaj policit rrugor

3

Goditet një tjerër rast i mitdhënies ndaj policëve rrugorë. Një 40 vjecar nga Lushnja, është arrestuar në flagrancë, teksa i ofroi 500 lek një polici rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Tepelenë-Mallakastër në kthesën e fshatit Krahës në kufi me territorin e Qarkut të Fierit. Kanë qenë specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, atë që kanë arrestuar Genci Dervishin 40 vjec nga Lushnja. Ky i fundit kishte realizuar një parakalim të gabuar me automjetin e tij dhe për këtë, u ndalua nga policia rrugore që ishte e përqëndruar në këtë zonë në vendin e quajtur Qafa e Miricës. Në momentin kur po i pritej gjoba, 40 vjecari i ofroi një kartmonedhë 500 lekëshe në fletët e dokumenteve të mjetit. Për pasojë ai u arrestua menjëherë për mitdhënie. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës dhe ndaj Dervishit rëndon vepra penale e korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Rasti i sotëm është i katërti që shënohet këtë vit në Qarkun e Gjirokastrës kur drejtuesit e mjeteve të zënë me shkelje, janë arrestuar për tentativë mitdhënie ndaj policëve.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ